Ndryshim të kushtetutës për t’i dhënë kompentenca Asociacionit, ky është qëndrimi i Thaçit

Politika

Ndryshim të kushtetutës për t’i dhënë kompentenca Asociacionit, ky është qëndrimi i Thaçit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 20 qershor 2018 Në ora: 11:55
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi do të takohet të dielën në Bruksel me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq dhe tashmë zyrtarisht Kosova do të hyjë në fazën finale të dialogut me Serbinë.

Ishte raportuar se Kosovës mund t’i  kërkohet ndryshimi i Kushtetutës për ta akomoduar marrëveshjen finale me Serbinë, ndërkaq Presidenti tashmë e konfirmon atë.

Sipas raportimeve mediatike, palët negociuese mund të vijnë tek pika ku do të duhet t’i “rishkruajnë” kushtetutat, në pjesë të caktuara.

Kosova të lejojë kompetenca dhe përgjegjësi shtesë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por në qendër t’i hiqet shumica e dyfishtë për ligjet e rëndësisë jetike.

Duke komentuar këto raportime, Presidenti Hashim Thaçi, ka deklaruar se çështja e asociacionit është përmbyllur, mirëpo nuk ka përjashtuar ndryshimet kushtetuese për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Sipas Thaçit, edhe Kosovës edhe Serbisë do t’i kërkohen t’i bëjnë ndryshimet në kushtetutën e saj.

“Çështja e asociacionit tani më është përmbyllur, ekipet profesionale të Kosovës janë duke punuar. Kosova do t’i plotësojë në tërësi të gjitha obligimet që ka marrë në Bruksel, do të kemi paralelisht edhe impelentimin e marrëveshjes së arritur deri më tani dhe vazhdimin e negociatave për marrëveshjen finale. E theksoj edhe njëherë, marrëveshja do të jetë finale nëse arrihet dhe marrëveshja finale nënkupton ndryshim dramatik të realitetit në mes të Kosovës dhe Serbisë. E theksova do të diskutohet për çështjen e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Serbinë, apo do të vihet vija kufitare për të parë historinë tonë, do të njihet ai realitet dhe po natyrisht se do të kërkohen edhe ndryshimet kushtetuese edhe në Kosovë edhe në Serbi, sepse Serbia do të duhet t’i bëjë patjetër ndryshimet kushtetuese që ta tërhek Kosovën nga preambula, gjithashtu për njohje reciproke ne duhet të marrim vendimin e përbashkët me Serbinë dhe me të gjitha institucionet përgjegjëse”, ka deklaruar Presidenti në një përgjigje dhënë për gazetën “Bota sot”.

Dialogu me Serbinë i filluar me 8 mars 20011, fillimisht si dialog teknik, pastaj si dialog politik ose dialog për normalizimin e marrëdhënive më 19 tetor të vitit 2012, tashmë ka hyrë në fazën finale të tij me ç’rast pritet një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat