Thaçi merr ‘goditje’ nga Nisma, deputeti i kësaj partie tregon se çka kërkojnë për dialogun final

Politika

Thaçi merr ‘goditje’ nga Nisma, deputeti i kësaj partie tregon se çka kërkojnë për dialogun final

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 19 qershor 2018 Në ora: 22:11
Nisma Socialdemokrate

Përkundër të kaluara së errët dhe tragjike me Serbinë, Kosova është gati për një marrëveshje finale midis dy shteteve.

E këtë gatishmëri, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e rikonfirmoi sot, derisa bëri me dije se do të jetë të dielën në takimin e radhës me homologun e tij AleksandarVuçiq.

Ndërsa, lidhur me këtë çështje ka folur edhe deputeti nga radhët e koalicionit qeverisës.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, në një bisedë për gazetën Bota sot”, ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij, së për dialogun final me Serbinë kërkojnë që në përbërje të jetë një grup i unitetit.

Image
Haxhi Shala

“Nisma Socialdemokrate e ka dhënë edhe më herët qëndrimin e saj rreth udhëheqësit të delegacionit. Ne kemi kërkuar që në përbërje të jetë një grup i unitetit, i cili do të përfaqësohej nga të gjitha partitë politike dhe në atë grup kushdo që e udhëheqë presidenti apo kryeministri për ne është në rregull”, potencoi Shala.

Tutje, Shala theksojë se të vetëm në dialogun përfundimtarë mes dy shteteve nuk do ta përkrahin askënd.

“Pa një grup të unitetit Nisma Socialdemokrate, po përsërisë edhe njëherë se nuk do ta mbështesë askënd të vetëm”, është shprehur deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala për gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat