Kelmendi flet për mëditjet, tregon se kush i ka më të mëdha

Politika

Kelmendi flet për mëditjet, tregon se kush i ka më të mëdha

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 19 qershor 2018 Në ora: 21:06
Ilustrim

Sot është kërkuar që të thirret interpelancë për ristrukturimin e sistemit të mëditjeve dhe shpenzimeve për udhëtimet zyrtare, ndaj ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Lidhur me këtë çështje, deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka deklaruar se tarifat e mëditjeve 250 euro për vendet e rajonit dhe 170 për shtetet tjera janë caktuar për qëllime të përfitimeve.

“Mëditjet për zyrtarët e institucioneve shtetërore për vizita në Shqipëri, Mal të Zi apo Serbi mbërrijnë shumën 250€ në ditë, përderisa ato në vendet e largëta me standarde të jetesës shumë më të larta, si Australia apo Canada janë vetëm rreth 170€”, ka theksuar ai.

Image
Muhamet Kelmendi

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Muhamet Kelmendi ka komentuar për “Bota sot” mëditjet në institucionet e Qeverisë së Kosovës.

Ai duke analizuar këtë mëditje, ka potencuar se në Kuvend, në qeveri, në prokurori dhe në gjykata të ardhurat shkojnë deri në 10 herë mbi mesataren.

“Shikuar në komperacion me gjendjen ekonomike dhe financiare të vendit kemi një disbalacë të madhe në të ardhura. Në nivel qendror, në Kuvend, në qeveri, në prokurori dhe në gjykata të ardhurat shkojnë deri në 10 herë mbi mesataren prej 250 Eurove që janë në mesatare. Këtu nuk po flasë për të ardhurat minimale 130 Euro. Mbi këtë të ardhurat e gjyqtarëve dhe të prokuroreve janë mbi 15 herë”,  ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai ka shtuar se mëditjet janë ndërtuar kryesisht për një grup të veçantë të udhëtarëve të Kuvendit dhe të Presidencës e të cilët janë mjaftë shumë.

“Po në këtë gjendje është edhe pozita e deputeteve dhe qeveritareve. Deputeti shkon nga 1400 euro, me mjetet e komisioneve dhe të seancave e kalon shumen prej 2000 Euro. Ndërsa mëditjet janë ndërtuar kryesisht për një grup të veçantë të udhëtareve të Kuvendit dhe të Presidencës e të cilët janë mjaftë shumë”, ka deklaruar ai.

Sipas, Kelmendit të ardhurat dhe mëditjet më të mëdha i ka Presidenti dhe njerëzit rreth tij.

“Ata kanë të ardhura dhe mëditje shumë të larta, madje me të lartat në Ballkan. Kjo tregon se ku gjendemi dhe çka kemi ndërtuar. Mjerim për masat dhe jetë të ç`frenuar për pushtetarët. Sa do të eci kështu nuk dihet”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat