Protesta në rrugë për ta parandaluar Thaçin t’i vazhdojë bisedime me Serbinë

Politika

Protesta në rrugë për ta parandaluar Thaçin t’i vazhdojë bisedime me Serbinë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 19 qershor 2018 Në ora: 17:35
Hashim Thaçi- Federica Mogherini- Aleksander Vuçiq

Partitë politike opozitare u shprehën kundër që Presidenti Hashim Thaçi t’i vazhdojë bisedimet me Serbinë, por këtij të fundit nuk i bënë përshtypje kjo.

 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se të dielën do të takohet me homologun tij serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, me ftesë të shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ai ka bërë të ditur se temë e diskutimit në këtë fazë të dialogut pritet të jetë implementimi i marrëveshjeve të arritura, si dhe arritja e një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Analistët politikë kërkojnë që opozita të jetë më e zëshme për ta kundërshtuar këtë, gjersa shtojnë se duhen organizuar edhe protesta për ta parandaluar Thaçin.

Analisti politik, Jeton Kelmendi, thotë se udhëheqja e deritanishme në dialogun me Serbinë ka qenë tragjike, ndërkaq Thaçi është më meritori për integrimin e Serbisë në BE.

Image
Jeton Kelmendi

“Udhëheqja e pafuqishme deri më tani ka qenë tragjike për Kosovën, udhëheqja e delegacionit të Kosovës  nga Hashim Thaçi ka qenë tragjike për Kosovën, pra bisedime të dhimbshme ka bërë ky njeri për Serbinë dhe integrimin deri më këtë shkallë, më meritorët nga të gjitha palët është Hashim Thaçi për integrimin e Serbisë në BE. Këtë meritë e ka edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ku ish-Kryeministri Isa Mustafa sa ishte në pushtet, e ka sjellë në krye Hashim Thaçin, i cili është njeri që nuk e mbështetë populli, është njëri i manipulimeve, njeri  që nuk e do Kosova”, pohon Kelmendi.

Ai kërkon nga partitë politike opozitare, që të jenë më të zëshme në kundërshtimin e udhëheqjes së bisedimeve nga Thaçi, ndërkaq sipas Kelmendit, protestat në rrugë do të mund ta parandalonin atë.

“Thaçi nuk ka mandat të bisedojë, mund të bisedojë personalisht, por jo gjërat zyrtare, nuk ka mandat të bëjë as edhe një fjalë për atë që thuhet mirëkuptim, apo bisedime, sepse partitë e dhanë fjalën e fundit, madje edhe Kryeministri e tërhoqi këta Platformë. Realisht këtu opozita duhet të jetë shumë më e zëshme, do të duhej që në kushte normale në këto rrethana të mos bisedohet, duhet të protestohet fuqishëm, duhet të protestohet në rrugë. Përndryshe, nëse vazhdohet me këtë avaz jam i sigurt që Thaçi do ta vë Kosovën në kaufsion Kosovën, që ai të mos shkojë në Gjykatë Speciale, do të bëjë koncenzione që do të jenë edhe më të dhimshme për Kosovën, i ka bërë deri më tani me formimin e Listës serbe, me demarkacion, asociacion, me gjëra anti kommbëtare dhe kupola e tij do të jetë tërheqja e veriut, sepse Presidenti është i gatshëm për koncension për ta shpëtuar veten e tij”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat