Krasniqi: Pa përmbushje të kushteve, lobimi për viza mbetet “ekskursion” i Veselit

Politika

Krasniqi: Pa përmbushje të kushteve, lobimi për viza mbetet “ekskursion” i Veselit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 18 qershor 2018 Në ora: 23:21
Ilustrim

Komisioni Evropian do të dalë këtë muaj me raport për liberalizim të vizave për shqiptarët e Kosovës, ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme tashmë ka konfirmuar datën e këtij raporti.

“Komisioni Evropian do dal me raport për liberalizimin e vizave më 28 qershor 2018”, është përgjigjur shkurt Pacolli për mediat vendore.

Ai më parë është shprehur i bindur, se ky raport do të jetë pozitiv për Kosovën.

Ndryshe, së bashku me raportin, pritet të bëhet e ditur edhe koha e përafërt se kur qytetarët e Kosovës do lëvizin pa viza.

Ndërkaq, në anën tjetër një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, tashmë kanë nisur lobimin dhe kërkesën për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës në shtetet anëtare të BE-së.

Analisti politik Faik Krasniqi, thotë se lobimi është dashur të fillojë kohë më parë.

Image
Faik Krasniqi

Ai shton se liberalizimi i vizave realizohet duke marrë seriozisht plotësimin e kushteve të BE-së, sepse ndryshe ky lobim do të mbetet vetëm “ekskursion”.

“Lobimi për liberalizim të vizave është dashur të fillojë shumë kohë më parë, sidomos në shtetet që kanë një dozë skepticizmi në lidhje me heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Sidoqoftë, më mirë vonë se kurrë. Por, mbi të gjitha liberalizimi i vizave bëhet duke u marrë seriozisht me plotësimin e kushteve të BE-së, siç janë luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në të kundërtën ky lobim do të ngelet vetëm një “ekskursion” i Kadri Veselit dhe deputetëve që po e shoqërojnë nëpër vendet e BE-së”, thekson Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat