Gaxherri zbulon detajet për mocionin ndaj Qeverisë, tregon arsyen pse nuk po e sjellin në Kuvend

Politika

Gaxherri zbulon detajet për mocionin ndaj Qeverisë, tregon arsyen pse nuk po e sjellin në Kuvend

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 18 qershor 2018 Në ora: 21:44
Besa Gaxherri

Opozita vazhdimisht kërkon rrëzimin e Qeverisë, por ende nuk kanë sjellë në Kuvend mocioni vetëbesimi, mirëpo për këtë po punojnë.

E në seancën e të enjtes në Kuvendin e Kosovës, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, kërkoi bashkim të  opozitës dhe qytetarëve që ta ndalin këtë Qeveri.

Për këtë, deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se po punojnë në atë drejtim, por që ende nuk i kanë votat, andaj nuk e sjellin mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

“Nuk është që nuk po punojmë, ne çdo ditë po punojmë në atë drejtim, por votat e Vetëvendosjes nuk mjaftojnë për ta rrëzuar Qeverinë, nuk janë të mjaftueshme. Dhe ne po duhet të ecim në tehun, sepse nëse ne e bëjmë mocionin pa i pasur votat, ne ia zgjasim mandatin qeverisë edhe 6 muaj dhe ia humbim të drejtën vetes për të bërë një mocion tjetër. Prandaj ne po duhet të shkojmë sigurt, që kur t’i bëjmë 61 vota të shkojmë me mocion.  Dhe realisht ne i kemi 27, 19 Vetëvendosje dhe nuk bëjnë 61”, është shprehur ai.

Ndërsa, sa i përket PSD-së, për përkrahje për mocion, Gaxherri ka thënë se duhet të punojnë dhe me ta dhe të shohin.

“PSD nuk është deklaruar se do të na jep mbështetje, duhet të punojmë me ta prapë dhe të shohim se çka mund të bëjmë. Është normale që në rend të ditës e kemi këtë, por pa i bërë votat nuk mund ta dërgojmë”, ka deklaruar deputetja Besa Gaxherri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat