Personi që ishte pjesë e SHIK-ut zbulon bashkëpunimet e SHIK-ut dhe SHISH-it në vrasjet politike - Bota Sot
Personi që ishte pjesë e SHIK-ut zbulon bashkëpunimet e SHIK-ut dhe SHISH-it në vrasjet politike

Politika

E diel, 24 qershor 2018

Personi që ishte pjesë e SHIK-ut zbulon bashkëpunimet e SHIK-ut dhe SHISH-it në vrasjet politike

Nga: D.RR Më: 14 qershor 2018 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Në shtetin e Shqipërisë janë vrarë njerëz nga Kosova gjatë kohës së para, gjatë dhe pas luftës, e ato vrasje janë të dyshimta që mbeten të pazbardhura dhe enigma.

Naim Miftari, pjesë e SHIK-ut para shumë vitesh, thotë për “Bota sot” se shteti i Shqipërisë nuk është e interesuar të hetoj ato vrasje, e sipas Miftari kjo bëhet për arsye politike dhe materiale të dikujt në politik.

“Shqipëria shteti jon amë, duhet të ndihmoj në zbardhjen e vrasjeve politike, por si duket për arsye politike dhe materiale të ndokujt në politik, Shqipëria nuk donë të ndihmoj. Këtë mos ndihmë e kam vërejt me rastin e Sadri Ramqës i zhdukur, e kam vërejt se as kryeprokurorja e shtetit në atë kohë nuk ka dashtë ose nuk kanë pas guxim t’i shkojnë atij rasti deri në fund, por për disa ditë e kanë mbyll rastin pa epilog pa kurrfarë logjike apo arsye”, thotë ai.

Image
Naim Miftari

Miftari shton tutje se shërbimet sekrete të Shqipërisë dhe Kosovës në atë kohë, kanë pasur bashkëpunime në vrasjet politike.

“Sipas mendimit tim por edhe realitetit çdo vrasje e Shqiptarëve nga Kosova që janë kryer para, gjatë dhe pas luftës në vrasje apo zhdukje që janë bërë në territorin e republikës së shqiptarisë, llogari duhet të jap shtetit shqiptar së pari prokuroria, pastaj edhe SHISH por jo me tregu përralla (e me qit fall) si Fatos Klosi por fakte dhe vepra pasi Remzi Hoxha, Ilir Konushovci, Ahmet Krasniqi, Sadri Ramçaj e shumë e shumë luftëtar, atdhetar dhe veprimtar tjerë të vrarë e të zhdukur nuk i vrau CIA, por mbajnë vulën në hije, dorën e zezë të njerëzve të SHISH-it Shqiptar të shtetit dhe politikës Shqiptare dhe njerëzve bashkëpunëtorëve nga Kosova që kanë qenë veprimtar dhe kanë pas lidhje direket LPK-SHIK. Pra, njerëz kosovar sidomos shtabi i Rognerit apo i Hashim Thaçit me shok por edhe Bujar Bukoshit i ashtuquajtur kryeministër në ekzil, por që kanë vepruar në Tiranë”, shprehet ai.

Sipas Miftarit, ato vrasje nuk do të zbardhen asnjëherë as në Shqipëri e as në Kosovë, ndërsa shton se me kushtetutë dhe ligj, Shqipërisë i takon të jap llogari për ato vrasje.

“Me kushtetutë dhe ligj medoemos Shqipërisë i takon me jep llogari dhe rezultate ligjore për qindra vrasje dhe zhdukje arrestime të njerëzve që luftonin kundër Serbisë që u vranë u zhduken apo u arrestuan nga sigurimi shqiptar si p.sh  Zahir Pajaziti e Adem Jashari e shumë luftëtar tjerë u arrestuan me urdhra politik apo me qëllime tjera të errëta. Sipas mendimit tim, as në Shqipëri as në Kosovë këto dhe shumë vrasje tjera politike nuk do zbulohen kurrë pasi urdhëruesit dhe qendrat grupacionet e këtyre veprave janë në pushtet dhe në politik në te dy vendet tona sot”, përfundoi Miftari për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test