“PDK-ja do ta rrëzojë qeverinë në momentin e arrestimeve të Speciales”, Mehmeti zbulon arsyen - Bota Sot
“PDK-ja do ta rrëzojë qeverinë në momentin e arrestimeve të Speciales”, Mehmeti zbulon arsyen

Politika

E martë, 14 gusht 2018

“PDK-ja do ta rrëzojë qeverinë në momentin e arrestimeve të Speciales”, Mehmeti zbulon arsyen

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 14 qershor 2018 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Këtë qeveri do ta rrëzojë vet PDK-ja, në momentin kur Gjykata Speciale fillon arrestimet, me qëllim që të krijojë tollovi me tentativat për ta sabotuar punën e kësaj gjykate.

Kështu vlerëson analisti politik Faton Mehmeti, i cili konsideron se deri tani opozita nuk ka qenë shumë aktive dhe as shumë presione ndaj qeverisë.

Ai ka thënë për “Bota sot”, se ka qenë pikërisht ndarja e VV-së e cila e ka dobësuar pakëz opozitën, e cila më shumë po merren me njëri-tjetrin se sa me qeverinë.

Image
Faton Mehmeti

“Vetëm LDK-ja deri diku është opozitë në Kosovë, sepse të tjerat nuk janë dhe pikërisht kjo i ka ndihmuar shumë kësaj qeverie që të bëj skandale të mëdha, ndër të fundit kjo me rritje të pagave. Besoj se kjo është arsyeja e mjaftueshme që opozita të iniciojë forma të ndryshme të presionit ndaj qeverisë duke u nisur edhe nga protesta në rruge etj. Pra nga gjithë kjo gjendje po përfiton vetëm Thaçi, i cili ka arritur që dëmet e mëdha të Kosovës që i ka bërë vet t'ia faturojë Ramushit, i cili me naivitetin e tij prej politikani e ka përtypur mirë një gjë të tillë”, ka thënë analisti Mehmeti.

Sipas tij, këtë qeveri mund dhe do e rrëzoj vet PDK-ja në momentin kur Gjykata Speciale fillon arrestimet, me qëllim që të krijojë tollovi me tentativat për ta sabotuar punën e kësaj gjykate.

“E gjithë kjo pra varet nga Thaçi, se sa arrin ky njeri të bëj kompromis me ndërkombëtarët për ta larguar vetën nga lista e të akuzuarave, dhe sipas pazarit do të zhvillohet edhe ngjarja. Thaçi është regjisori i spektaklit, ndërsa Ramushi personazhi i humbur, fati i të cilit dihet në fillim, por duhet pritur realizmin e skenarit për të përfunduar”, është shprehur analisti politik Mehmeti.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test