“Gjyqësori në duart e partive politike”

Politika

“Gjyqësori në duart e partive politike”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 13 qershor 2018 Në ora: 21:05
Ilustrim

Analisti politik, Faik Krasniqi, ka thënë se kur ke në dorë gjyqësorin, atëherë çdo vendim i gjykatave do të jetë në favorin tënd.

“Ka qenë edhe i pritshëm vendimi Gjykatës Kushtetuese pro vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për rritjen e pagave për qeveritarët. Dhe gjyqësori është në dorën e partive politike, e sidomos e partive që udhëheqin me shtetin. Kështu ka qenë prej përfundimit të luftës në Kosovë. Prandaj është vështirë të gjendet ndonjë mënyrë tjetër të për anuluar këtë  vendim”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu,  ai ka shtuar se partitë opozitare kur të vijnë në pushtet, nuk do e shfuqizojnë ligjin për rritjen e pagave për anëtarët e ekzekutivit dhe vartësve të tyre.

“Por dorën në zemër, edhe partitë opozitare kur të vijnë në pushtet, nuk do e shfuqizojnë ligjin për rritjen e pagave për anëtarët e ekzekutivit dhe vartësve të tyre, pavarësisht që shtiren se gjoja janë kundër këtij vendimi skandaloz dhe abritrar të kryeministri Haradinaj. Kur vije puna e zhvatjes së shtetit, pozita dhe opozita janë një dhe unik!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat