“Marrëveshje historike, fjalimi i Ivanovit mund të sjellë trazira në Maqedoni”

Politika

“Marrëveshje historike, fjalimi i Ivanovit mund të sjellë trazira në Maqedoni”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 13 qershor 2018 Në ora: 19:08
Gjorge Ivanov

Maqedonia dhe Greqia kanë arritur dje marrëveshje për çështjen e emrit, ku sipas marrëveshjes, tani Maqedonia quhet Republika Maqedonia Veriore.

Por, kjo marrëveshje për ndryshimin e emrit nuk është pranuar nga presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov. Sipas Presidentit Ivanov “marrëveshje hapen më shumë konteste dhe probleme”.

Ivanov gjatë fjalimit të tij tha se BE dhe NATO nuk duhet të jenë alibi për një marrëveshje të keqe, derisa i bëri thirrje gjithë popullit maqedonas, kudo që ndodhet të mos frikohen sepse ai nuk do të bie pre e asnjë kërcënimi apo shtypje që të tërhiqet nga qëndrimi i tij.

Sa i përket marrëveshjes, politologu Xhenur Iseni, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se marrëveshja është historike dhe sjell stabilitet.

“Kjo është marrëveshje historike që e forcon Maqedoninë si në plan të brendshëm si në atë të jashtëm. Kjo marrëveshje sjellë edhe më shumë stabilitet në rajon”, është shprehur ai.

Image
Xhenur Iseni

Ndërsa, për kundërshtimin e marrëveshjes nga presidenti Ivanov, Iseni vlerëson se qëndrimi i tij është i pritur pasi ai edhe më herët ka dalë kundër NATO-s, BE-së dhe SHBA-së, derisa shton se rezistenca kombëtare që ai kërkon nga populli mund të sjellë trazira.

“Sa i përket Presidentit Ivanov, qëndrimi i tij ishte i pritur dhe jo për tu habitur. Ai sot për së dyti herë gjatë mandatit të tij, u vë në vijën kundër NATO-s, BE-së dhe SHBA-së. Kjo që bën Ivanov është shumë e rrezikshme sepse gjatë fjalimit të tij sot, mes rreshtave mund të lexohet se bën thirrje për rezistencë kombëtare dhe ky tentim mund të sjell trazira. Ajo që e bëri sot Ivanov duke i përzënë nga rezidenca e tij Kryeministrin dhe shefin e diplomacisë, është shumë amatoreske dhe jo diplomatike për një President”, ka deklaruar Xhenur Iseni për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat