Deputetja e VV-së: Kjo qeveri po i sjellë pasoja të dëmshme vendit, tregon cila është zgjidhja

Politika

Deputetja e VV-së: Kjo qeveri po i sjellë pasoja të dëmshme vendit, tregon cila është zgjidhja

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 12 qershor 2018 Në ora: 22:43
Qeveria e Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në një prononcim për gazetën "Bota sot”, thotë se qeveria aktuale duhet sa më parë të largohet nga skena politike, sepse, siç thotë ajo, po i sjellë pasoja të dëmshme vendit.

Image
Arbërie Nagavci

“Qeverisja aktuale me vendimet edhe me mënyrën se si po e keqpërdorin buxhetin e shtetit dhe me shkeljet e vazhdueshme kushtetuese, duhet që sa më parë të largohet nga skena politike, sepse po ka pasoja të dëmshme për vendin, ky është qëndrimi i imi, por edhe i Lëvizjes Vetëvendosje”, pohoi Nagavci.

Deputetja e opozitës mendon se e vetmja zgjidhje, në këtë kohë janë zgjedhjet e parakohshme.

“E vetmja zgjidhje është që të ketë zgjedhje të parakohshme sa më parë dhe të vijnë njerëzit që dinë të menaxhojnë mirë dhe duhur me vendin”, përfundoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, ArbërieNagavci, për gazetën “Bota sot”.

Ndërkohë, kujtojmë se edhe ish-kongresisti amerikan, Joe DioGuardi ka deklaruar se populli i Kosovës duhet të ngritët në protesta paqësore kundër kësaj klase aktuale politike në Kosovë dhe të thotë mjaftë.

“Njerëzit duhet të thonë njëherë e përgjithmonë: nuk na duhet një lëvizje e tillë politike, sepse nuk na përfaqëson më. Ata përplasen edhe në Parlament, sikur të ishte ndonjë shtet afrikan. Po gjuajnë gaz lotsjellës, po e grushtojnë njëri-tjetrin”, ka thënë DioGuard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat