Abazi zbulon se kush po e shpëton Haradinajn nga rrëzimi - Bota Sot
Abazi zbulon se kush po e shpëton Haradinajn nga rrëzimi

Politika

E martë, 14 gusht 2018

Abazi zbulon se kush po e shpëton Haradinajn nga rrëzimi

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 12 qershor 2018 Në ora: 18:52
Haki Abazi

Besim Beqaj, Ministër i Inovacionit dhe Pal Lekaj, Ministër i Infrastrukturës, janë dy ministrat e Qeverisë Haradinaj që do të përballen me drejtësinë.

Përveç dy ministrave me aktakuzë, me aktakuzë është duke u përballur edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e AKR-së, Valdrin Lluka.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar se ende  nuk  ka njoftim zyrtar se ndaj tij është ngritur aktakuzë.

Lidhur me këtë, nohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se arsyeja pse Hardinaj nuk i liron këta njerëz nga pozita ka të bëjë me pozitën fragjile që ka qeveria dhe marrëdhëniet me partnerë.

“Qeveria Hardinaj është një qeveri heterogjene në të gjitha aspektet. As nuk është e majtë, e as e djathtë, e më se paku e drejtë. Kjo qeveri është e mbushur me njerëz me histori dhe dosje të dyshimta dhe së fundi edhe me njerëz të akuzuar për abuzim me asetet publike strategjike që janë edhe kategori kushtetuese. Arsyeja pse Hardinaj nuk i liron këta njerëz nga pozita ka të bëjë me pozitën fragjile që ka qeveria dhe marrëdhëniet me partnere. Çdo lëvizje mund ta thyej edhe ashtu një qeveri që nuk i ka votat e mjaftueshme në parlament. Qeveria Haradinaj është duke mbijetuar falë faktit që PSD nuk është as mish e as peshk dhe po mundohet të negociojë në fatkeqësinë e vendit. Përndryshe po të ishte opozita e bashkuar atëherë Qeveria Hardianaj nuk do të mbijetonte as edhe një ditë”, ka thënë Abazi

Tutje, Abazi ka shtuar se gjyqësia është e kapur dhe në linjën e tyre janë njerëz familjarë të pushtetarëve.

“Gjithsesi koston po e paguan vendi dhe qytetaret. Kosova është në izolim të plotë dhe regres. Krejt çka po presin është nëse mos rastësisht BE po i mëshiron për liberalizim të vizave që mandej ju jep njëfarë force për ta hedhur asociacionin në çështje të diskutimit. Por unë mendoj që me agjende artificiale dhe me parametra jo të vërtet e kanë shumë të vështirë që të bindin dikën që e kanë seriozisht. Vetëm në tre muajt fundit kanë liruar Azem Sylen dhe të akuzuar tjerë dhe kane futur veshët ne lesh për kthimin e e Xhabir Zharkut pas ikjes prej vendimit të gjykatës. Kudo në botë ai do të arrestohej për refuzimin dhe ikjen ilegale nga vendi edhe nëse i është rishkruar dënimi për akuzat fillestare. Procesi për Ramadan Mujën nuk është përfunduar asnjëherë. Këto janë raste të matshme dhe të kapshme se gjyqësia është e kapur dhe në linjën e gjyqësisë janë njerëz familjare të pushtetarëve që kontrollojnë procesin plotësisht”, ka përfunduar Abazi

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test