“Haradinaj fundin e ka nga Thaçi e Veseli”

Politika

“Haradinaj fundin e ka nga Thaçi e Veseli”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 12 qershor 2018 Në ora: 15:48
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli

Kryeministri Ramush Haradinaj do të pësojë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili njëherit është edhe lider i PDK-së.

Kështu thotë për “Bota sot”, publicisti Faton Abdullahu.

Duke folur për incidentin e kryeministrit Haradinaj, i cili largoi nga foltorja zonjën, Valdete Deralla, ai mendon se kryeministri e ka kuptuar fundit e tij nga Thaçi dhe Veseli dhe për këtë po shfaqet i papërmbajtur.

“Ai po e kupton se fundin e ka nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Haradinaj nuk është i pa mençur por është i papërmbajtur. Thënë figurativisht ai ‘po kafshon çfarë nuk ja bajnë nofullat’. Do të kemi edhe më tutje veprime të kësaj natyre në të ardhmen e afërt bile edhe më të papërmbajtura. Në të vërtetë sa më shumë që do t’i ngushtohet rrethi aq më shumë do të gjindoset kryeministri. Do të ishim me fat ne dhe ai sikur edhe këtë mandat ta përfundonte për 100 ditë por jo ai shtrëngohet t’i shtyjë punët me ‘gjyks’. Dhe në fund do ta pësojë nga Thaçi e Veseli të cilët do t’ia kurdisin një fund jo fort të mirë”, shtoi Abdullahu.

Image
Publicisti Faton Abdullahu

Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje nga institucioni i Presidencës dhe ai i Kuvendit lidhur me pretendimet e Abdullahut, por asnjëri nga to nuk është përgjigjur.

Kujtojmë se kryeministri Haradinaj në seancën solemne së bashku më sigurimin largoi nga foltorja e seancës solemne Valdete Dalla, e cila doli para foltores për të mbajtur një fjalim.

Ajo që u vërejt është se para largimit të saj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, shkoi te foltorja dhe ia lëshoi mikrofonin zonjës Deralla për të përfunduar fjalimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat