Juristi flet për vendimin e Kushtetutës për pagat dhe ndikimin në buxhetin e shtetit - Bota Sot
Juristi flet për vendimin e Kushtetutës për pagat dhe ndikimin në buxhetin e shtetit

Politika

E martë, 14 gusht 2018

Juristi flet për vendimin e Kushtetutës për pagat dhe ndikimin në buxhetin e shtetit

Nga: Gresa Bajraktari Më: 12 qershor 2018 Në ora: 15:44
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Vendimi i para pesë muajsh nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave, u kundërshtua nga opozita e shoqëria civile.

E Lëvizja Vetëvendosje bëri ankesë në Gjykatën Kushtetuese për këtë vendim, të cilën ankesë Gjykata dje e hodhi poshtë, pasi nuk ka gjetur shkelje në vendimin që është marrë nga Haradinaj.

Për këtë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Kuvendi duhet të vendos për rritjen e pagave dhe ministria e administratës publike duhet të iniciojë ligj për këtë.

Image
Blerim Burjani

“Është e çuditshme një vendim i tillë dhe i dyshimtë, kur dihet një fakt se gjithkund në botë kjo punë, pra rritja e pagave dhe përgjithësisht Kuvendi i shtetit si organ ligjdhënës duhet të vendos për sistemin e pagave, ku kuptohet se ministria e administratës publike duhet të bëjë propozim ligjin për paga dhe duhet të iniciojë ligjin për paga. Ky vendim hap rrugën kështu si ishte deri më tani të vazhdojë që organizatat buxhetore krye në vete të rrisin paga dhe se mjafton vetëm a ka buxhet”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, nëse ka buxhet, pagat do të rriten gjithmonë krye në vete.

“Nëse ka buxhet të mjaftueshëm do të rriten gjithmonë pagat krye në vete dhe pa ndonjë akt rregullativ, këto gjëra janë anarkike kjo nënkupton çfarë politike e ke po ashtu ke gjykata të tilla. Kjo gjykatë si çdokund në sistemin kontinental vlerësohet politike dhe bazuar në sistemin politik të vlerave bënë edhe interpretimin. Ky vendim është skandaloz dhe shumë problematik, kjo gjykatë duhet të kursehet nga vendime të tilla”, vlerëson Burjani.

Se sa ndikon rritja e pagave në buxhetin e shtetit, ai thotë se kjo do ta dërgojë shtetin në kolaps.

“Në buxhet do të ndikojë në dërgimin e shtetit në kolaps apo bankrot me këtë dinamikë të rritjes së pagave pa përputhje me zhvillimin ekonomik. Kosova duhet të shuajë të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike, duhet të vendos paga për deputetët në bazë pjesëmarrjes së tyre në seanca”, ka përfunduar Blerim Burjani për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test