“Në Kosovë po sundojnë grupet mafioze me vulë të Qeverisë” - Bota Sot
“Në Kosovë po sundojnë grupet mafioze me vulë të Qeverisë”

Politika

E premte, 17 gusht 2018

“Në Kosovë po sundojnë grupet mafioze me vulë të Qeverisë”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 12 qershor 2018 Në ora: 08:29
Ilustrim

“Mendoj që dy detaje të bëjnë të dyshosh. Së pari djersët e ministrit Lekaj, duke u munduar që të arsyetojë dhënien e mjeteve dhe së dyti falënderimi që i bën “Bektel- Enka”  institucioneve. Po të ishte gjithçka në rregull, Pal Lekaj nuk ka pasur pse të djersitet dhe nëse ka qenë e drejt kërkesa e “Bektel-Enka” , kjo e fundit nuk ka pasur pse të falënderojë. Më interesantja është sepse kur je në kontest me një kontraktues praktika tregon që nuk mund të kesh kaq mirë raportet që të falënderosh. Pra, këtu kanë punë institucionet kompetente që të i lëshojnë deri në fund dhe dikush të jap përgjegjësi”, ka thënë Mustafë Kadrijaj.

Askush nga zyrtarët e shtetit nuk po e merr përgjegjësinë për pagesën shtesë prej 53 milionë eurove, të cilat shteti i Kosovës ia dha kompanisë “Bechtel-Enka”. 

Ndërsa, askush nga zyra e Prokurorisë së Kosovës nuk është prononcuar në lidhje me këtë çështje.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka hedhur gishtin tek ish-ministri Lutfi Zharku, që sipas tij nuk ka mundur t’i kryejë obligimet financiare ndaj kompanisë në fjalë sa kanë qenë në vlerë dukshëm më të ulët.

Sipas tij, buxheti shtetëror ka rrezikuar të dëmtohet edhe më shumë shkaku i papërgjegjësisë ndaj kompanisë “Bechtel - Enka”, e cila ka mundur edhe ta ndërprenë projektin për autostradën Prishtinë – Hani Elezit, e njohur si “Arben Xhaferi”.

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe aspak nuk jemi të lumtur për vendimin që na është dashur të marrim, por nuk kemi pasur ka t’ia mbajmë sepse, ndryshe do të ndërpritej projekti, pra lidhja e Kosovës me korridorin 6 dhe po ashtu do të rrezikohej edhe më tepër buxheti i vendit. Ne, mund t’iu themi me përgjegjësi të plotë, e kemi zgjidhur një problem dhe e kemi shpëtuar Kosovën nga një problem edhe më i madh që i është kanosur”, ka thënë Lekaj.

Zharku: Problemin e solli Qeveria Thaçi

Kurse, ish-ministri Lutfi Zharku, ka thënë se Qeveria e Kosovës, nuk do ta paguante tani për punën e njëjtë edhe 53 milionë euro shtesë ndaj kompaninë “Bechtel- Enka”,  po të paguhej dënimi i vënë nga kjo kompani vite më parë si rezultat i zvarritjes së pagesave nga ana e shtetit.

Sipas tij, gjatë kohës sa ai ishte ministër, ishte arritur marrëveshje me kompaninë “Bechtel-Enka”, që për shkak të vonesave në pagesa për shkak të mos planifikimit të mirë nga ana e Qeverisë Thaçi II, t’i paguheshin 14 milionë e jo 53 kësaj kompanie.

Image
Lutfi Zharku

“Këtë nënshkrim e ka dhënë Qeveria Thaçi, në momentin e nënshkrimit të kontratës me kornizën afatmesme të shpenzimeve tri vjeçare kanë qenë të parapara 330 milionë euro, kurse kontrata është nënshkruar me 600 milionë euro, që do të thotë se Qeveria Mustafa e ka gjete të gatshme një kontratë dhe që është dashtë ta përshtat buxhetin me këtë kontratë. Në pamundësi të përshtatjes së buxhetit, me gjithë obligimet kontraktuale ka qenë obligim të shtyhet afati i kryerjes së punimeve. Hill Internacional ka vërtetuar që është kontraktuale, që të paguhet shuma prej 14.78 milionë euro, e cila përbehet nga 1 milion euro në muaj, e që i bien për 11 muaj e 20 apo 21 ditë, janë 11 milionë e 200 mijë euro. Kostoja e shtyrjes së garancionit të përformancës, që është 1 milionë e 200 mijë nëse nuk gaboj, që ka qenë 12 milionë e 500 mijë e gjitha. i shtohet edhe TVSH, dhe gjithsej bëhen 14 milionë e 7800 mijë, kjo është shuma që është aprovuar në shtator të vitit 2017. Natyrisht ne nuk e kemi përcjellë në Qeveri, që të aprovohet kostoja shtesë, e cila ishte kosto shtesë e kontraktuar nga Qeveria e kaluar”, ka thënë Lutfi Zharku.

Ndërsa, Bechtel Enka ditë më parë përmes një komunikate për media, ka shprehur gëzim që i janë kompensuar kostot shtesë të pasuara gjatë punës.

Qeveria ka ndarë 53 milionë euro kompensim për këtë kompani, pas zgjatjes së kontratës për autostradën “Arbën Xhaferi”.

Image
Drita Millaku

Millaku: Në Kosovë po sundojnë grupet mafioze me vulë të Qeverisë

Nga ana tjetër, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Drita Millaku, ka thënë se asgjë nuk është e rastësishme.

“Ne e dimë  shumë mirë se kontrata e autostradës “Ibrahim Rugova” nuk është publikuar për shkak të korrupsionit . Edhe ky 53 milonësh është në vazhdimin të asaj të parës. “Bektel-Enka” ka gjetur kullotë të buxhetit të Kosovës dhe këtë po e bënë me kënaqësi. Në Kosovë po sundojnë grupet mafioze me vulë të Qeverisë”, ka thënë deputetja Millaku.

Arsyetimi komik

Kurse, njohësi i çështjeve ekonomike Mustafë Kadrijaj, ka thënë se arsyetimi i dhënies së 53 milion euro është komik, sepse edhe po të rrezikonte prapë faji mbetet mbi ministrin e infrastrukturës pasi ata nuk e kanë implementuar kontratën.

Image
Mustafë Kadrijaj

“Humbja gjithnjë në arbitrazh, tregon që institucionet tona nuk kanë përgatitje për implementimin e marrëveshjeve apo arbitrazhi po shfrytëzohet si mundësi për keqpërdorim të parasë publike nga njerëzit e institucioneve. Për ketë do të duhej të krijohej një komision parlamentar dhe të investigohej në detaj implementimi i kontratës në bashkëpunim me prokurorin për çështje ekonomike dhe dikush të merr përgjegjësin, sepse është e pa kuptimtë që Kosova të humb në arbitrazh gjithnjë, sepse këtu lind dyshimi edhe më i madh, sikurse institucionet tona po i bëjnë me qëllim dhe të kalojnë parat në llogari të kontraktuesit dhe tani të i ndajnë parat”, ka thënë Kadrijaj.

Ai ka vlerësuar se, arbitrazhi tani e tutje është mundësi për njerëzit e pushtetit që të keqpërdorin njëjtë edhe paranë publike.

“Mendoj që dy detaje të bëjnë të dyshosh. Së pari djersët e ministrit Lekaj, duke u munduar që të arsyetojë dhënien e mjeteve dhe së dyti falënderimi që i bën “Bektel- Enka”  institucioneve. Po të ishte gjithçka në rregull, Pal Lekaj nuk ka pasur pse të djersitet dhe nëse ka qenë e drejt kërkesa e “Bektel-Enka” , kjo e fundit nuk ka pasur pse të falënderojë. Më interesantja është sepse kur je në kontest me një kontraktues praktika tregon që nuk mund të kesh kaq mirë raportet që të falënderosh. Pra, këtu kanë punë institucionet kompetente që të i lëshojnë deri në fund dhe dikush të jap përgjegjësi”, ka thënë Mustafë Kadrijaj.

Mustafa: Arbitarzhet po përdoren edhe për frikësim

Edhe profesor i ekonomisë Muhamet Mustafa, ka thënë për “ Bota sot”, se e tërë kjo lloj ndodhie do të mund të shërbente për një rast studimi se nuk duhet të qeveriset.

Image
Muhamet Mustafa

Ai ka vlerësuar, se paraqitja televizive e ministrit paraprak dhe ministrit të tanishëm ishte vërtetë e çuditshme.

“Si është mundur që dy njerëz që kanë përgjegjësi para opinionit të japin deklarata aq kontradiktore për të njëjtën çështje. Dy ministra nëse ekziston kontrata, nëse ekzistojnë punët e kryera të verifikuara dhe nëse ekzistojnë pagesat e bëra çështja është shumë e thjeshtë. Nëse edhe ka qenë një llogari për kostot indirekte të kryerësve të punës për shkak të zgjatjes së afatit 14, 3 milionë e verifikuar edhe nga mbikëqyrësi besoj se qeverisa e tashme është dashur të vazhdojë këtu dhe jo të hap negociata të reja që e sollën tek 53 milionëshi. Po ashtu, është e çuditshme se si epika e kaluar dhe e tashmja në këtë ministri nuk janë ulur bashkë ta shtrojnë këtë çështje ta diskutojnë hollësisht dhe mos të lënë hapësirë për të ardhur puna deri këtu. Kurse, sa i përket arbitrazhit nuk mund të them asgjë pasi që nuk e kam lexuar kontratën dhe marrëveshjet, por duket se arbitarzhet po përdoren edhe për frikësim. Duhet patjetër të nxirret mësim nga gjithë këto probleme që po e përcjellin funksionim e institucioneve tona”, ka thënë profesor Muhamet Mustafa.

Image
Faton Mehmeti

Mehmeti: Kjo është punë për Prokurorinë

Ndërkaq, analisti politik Faton Mehmeti, ka thënë se qeveria është nxituar me dhënien e 53 milion eurove “Bechtel-Enkas”, pasi nuk ishte e detyruar.

Sipas tij, nuk ka vendim të gjykatës dhe se qeveria nuk ishte kishte detyrim ligjor për të paguar diçka të tille.

“Besoj se ka arsye që prokuroria të hetojë nga fillimi kontratën me “Bechtel-Enkan” duke marrë parasysh gatishmërinë e qeverise për të vonuar me qëllim respektimin e kontratës, e pastaj të jep para shtesë. Kjo më ngjan në një komplot, që nëse do kishte drejtësi të pavarur do të hetohet, megjithëse nuk besoj se ndodh kjo në një vend ku politika ka në grusht të gjithë shtetin. Qeveria e varfërojë Kosovën për 53 milionë euro, ndërkohë që pacientet vdesin për mungesë të barnave esenciale”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test