Vendimi për rritjen e pagave, flasin nga PSD-ja

Politika

Vendimi për rritjen e pagave, flasin nga PSD-ja

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 11 qershor 2018 Në ora: 17:14
PSD

Gjykata Kushtetuese sot ka vendosur që nuk ka shkelje në vendimin e Qeverisë për ngritjen e pagave, ku paga e Haradinajt do të jetë 2950 euro.

Ky vendim i Gjykatës vjen pas kërkesës së deputetes Albulena Haxhiu dhe 30 të tjerëve, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritje të pagave të të gjithë të punësuarve që paguhen nga buxheti i shtetit.

Gjykata Kushtetuese e deklaroi kërkesën të pranueshme për shqyrtim pasi konstatoi se çështjet e ngritura në kërkesë janë të kompleksitetit të tillë, sa që përcaktimi i tyre duhet të varet nga shqyrtimi i meritave dhe se kërkesa nuk mund të konsiderohet si qartazi e pabazuar brenda kuptimit të rregullit 36 (1) (d) të Rregullores.

Lëvizja Vetëvendosje vendimin e Gjykatës e konsideron shembull jo të mirë, ndërkaq partia Socialdemokrate nuk ka dashur të komentojë këtë vendim të Gjykatës nëse është i drejtë apo jo.

Image
Shqipe Pantina

Deputetja nga radhët e PSD-së, Shqipe Pantina, ka thënë për “Bota sot” se vendimet e Gjykatës janë normë e interpretimit të ligjit për kushtetutën.

“Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ne nuk e kemi parë aktvendimin që e ka dërguar Gjykata Kushtetuese, kështu që e kam vështirë ta komentojë a ka qenë vendim i drejtë apo jo. Megjithëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë normë sa i përket interpretimit të ligjit për kushtetutën”, ka deklaruar Pantina.

Haradinaj që nga marrja e mandatit pothuajse puna e parë që ka bërë ka qenë rritja e pagave të në 23 nivele të ndryshme zyrtare duke filluar nga Kryeministri deri tek zyrtarëve për komunikim me publikun në qeveri.

Kryeministri Ramush Haradinaj përfitoi rritje në 2 mijë e 950 euro, pagë më të ulët se ai kanë zëvendëskryeministrat, në vlerë prej 2 mijë e 500 euro, ministrave u është caktuar 2 mijë euro paga mujore ndërkaq zëvendësministrave 1 mijë e 150 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat