Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje pas vendimit të Kushtetueses për rritjen e pagave - Bota Sot
Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje pas vendimit të Kushtetueses për rritjen e pagave

Politika

E diel, 24 qershor 2018

Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje pas vendimit të Kushtetueses për rritjen e pagave

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 11 qershor 2018 Në ora: 17:08
Lëvizja Vetëvendosje

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që ngritja e pagave për kabinetin qeveritar nga ana e Haradinajt, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në këtë mënyrë është rrëzuar ankesa e deputetëve të Vetëvendosjes.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ky vendim i gjykatës është një shembull i keq dhe bie ndesh me mendimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Image
Arberie Nagavci

“Rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk e kam lexuar ende ,por duke e pasur parasysh vendimin e kryeministrit përveç që është jo ligjor është edhe jo etikë. Ka marr një vendim që bien ndesh, ka marrë edhe mendimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe mendoj se është një shembull i keq që gjykata e ka marr një vendim të tillë. Është e qarte se paga e kryeministrit ndikon edhe në pagën e gjygjtarëve , është normale dhe në rregull që gjyqtaret të kenë paga me të larta por kjo do të duhej të rregullohej me ligjin për paga e jo me vendime të tilla të cilat janë arbitrare dhe jashtë çdo norme etike”, ka përfunduar Nagavci.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test