Hashim Thaçi nën ethet e Speciales, përmirëson imazhin me miliona

Politika

Hashim Thaçi nën ethet e Speciales, përmirëson imazhin me miliona

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 10 qershor 2018 Në ora: 21:46
Hashim Thaçi

“Hashim Thaçi është në listën e zezë te Gjykatës Speciale dhe se e kanë kap të dridhurat, ethet gjithnjë e më shumë me afrimin e ditës kur Gjykata Speciale do fillojë arrestimet e para. Por dijeni le të harxhon edhe miliona euro të buxhetit të Kosovës, të taksapaguesve, lë te bëjë edhe me mijëra lobime ky njeri zor e ka sado pak ta përmirësojë imazhin e tij të rrëzuar për tokë”, potencoi Binak Maxharraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë rreth gjysmë milioni euro muaj më parë për një kompani lobuese amerikane, që është e afërt me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Krejt këto të holla janë dhënë me qëllim që kjo kompani ta mundësojë një takim të Thaçit me presidentin amerikan, me arsyetimin për nevojat e Zyrës së Presidentit dhe shërbime të konsulencës.

Thaçi e ka zgjedhur pikërisht këtë kompani lobimi, pasi kjo është shumë e afërt me presidentin Trump.

Këtë e ka bërë të ditur vetë pronari i kësaj kompani, Brian Ballard, i cili me 20 prill është takuar me Donald Trump, të cilit ia ka përcjell kërkesën për takim me Thaçin.

Mirëpo, presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, Donald Trump, ende nuk ka vendosur për takimin me presidentin e Kosovës, Thaçin.

“Bota sot” ka dërguar pyetje me shkrim në zyrën e presidencës për të marrë informata shtesë lidhur me këtë temë, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

Image
Haki Rugova

Rugova: Shpresojmë që ato para nuk do të jenë të shpenzuara si për librin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, thotë për “Bota sot” , se në qoftë se Thaçi i ka dhënë ato para për takimin me Trump për të diskutuar për çështjet e mëdha të Kosovës, është në rregull, mirëpo jo nëse ai me ato para dëshiron që ta promovojë veten para SHBA-ve.

“Nëse është e vërtet që Thaçi ka ndarë gjysmë milioni euro për takimin me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumpin, atëherë do ishte në rregull nëse ai shkon dhe bisedon me të për çështjet e mëdha të Kosovës, mirëpo nëse ai shkon atje për promovim personal të vetvetes, atëherë do ishte një gjë e keqe nga ana e tij, dhe shpresojmë që ato para nuk do të jenë të shpenzuara si për librin e tij që është shkruar nga autorët britanikë”, tha Rugova për “Bota sot”.

Ndërkaq, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Drita Millaku, thotë për “Bota sot”, se Hashim Thaçi gjithë karrierën politike e ka ndërtuar në dëm të interesave kombëtare dhe kjo sipas saj, është dëshmuar jo një herë.

Image
Drita Millaku

Takimi për të përmirësuar imazhin

Millaku shton se, pagesa e gjysmë milioni eurove për tu takuar me Trump, tregon sa me lehtësi keqpërdoren mjetet e popullit.

“Hashim Thaçi gjithë karrierën politike e ka ndërtuar në dëm të interesave kombëtare dhe kjo është dëshmuar jo një herë. Pagesa e gjysmë milioni eurove nga Hashim Thaçi për takim me Presidentin amerikan tregon sa me lehtësi keqpërdoren mjetet e popullit”, shprehet Millaku.

Ajo shton tutje se takimi me presidentin amerikan tentohet të bëhet për interesa të ngushta personale për të shpëtuar, jo vetëm nga Gjykata Speciale, por edhe për të shpëtuar reputacionin shume të lënduar të Thaçit.

“Takimi me presidentin amerikan është bërë për interesa të ngushta personale për të shpëtuar jo vetëm nga Gjykata Speciale por edhe për të shpëtuar reputacionin shume të lënduar të Thaçit pas koncesioneve të bëra Serbisë në bisedime të deritashme”, shtoi Millaku.

Image
Binak Maxharraj

Nën ethet e Speciales

Ndërsa, opinionisti Binak Maxharraj, thotë për “Bota sot” se Thaçi ka 18 vite që punon më shumë për pushtet se sa për shtet, e sipas tij, ai ka të kaluar kriminale.

“Në këtë kontekst e shoh edhe unë pozitën mjerane të presidentit tonë Hashim Thaçit, i cili me ka krejt e ka humbë rrugën në oborrin e vet të Presidencës. Ky njeri mjaft kontaverz, tinxar dhe dinak, aspak nuk është në shërbim të shtetit. Ky njeri që 18 vite më shume punoi për pushtet se sa për shtet. Njihet me afera të shumta korruptive, me keqpërdorime të shumta të parave publike për interesa të veta dhe të klanit te tij. Ky njeri është më një te kaluar mjaftë të dyshuar kriminale për çka edhe shumëfish përmendet edhe ne raportin e Dik Martit”, theksoi Maxharraj.

Ai thotë se Thaçi po planifikon takimin me Trump sa për të bërë një foto, e për ta përmirësuar imazhin e tij në botë.

“Ky njeri është në gjendje që të bëjë çdo gjë për ta përmirësuar imazhin e tij që se ka. Në këtë funksion e shohë edhe kërkesën e tij për t'u takuar me Presidentin Donald Trump, jo për të biseduar për çështjet e rëndësishme për Kosovën, sepse këto çështje shqyrtohen përmes rrugëve diplomatike, por qëllimi i tij është që bile të bëjë një foto me Presidentin Trump për t’iu treguar botës se ja kush jam unë. Por, imazhi nuk blihet më  para, dhe se ky takim edhe nëse ndodhë, çfarë nuk besoj, aspak nuk do ta përmirësojë imazhin e tij te brishtë, të ramë për tokë. Imazhi nuk përmirësohet me shtrëngim duarsh, por imazhi përmirësohet me punë të mira në vend, imazhi I tij nuk përmirësohet derisa ai është I zhytur deri në fyt në krim të organizuar dhe korrupsion. E, krejt kjo se çka e thash është në funksion të asaj sepse Hashim Thaçi është në listën e zezë te Gjykatës Speciale dhe se e kanë kap të dridhurat, ethet gjithnjë e më shumë me afrimin e ditës kur Gjykata Speciale do fillojë arrestimet e para. Por dijeni le të harxhon edhe miliona euro të buxhetit të Kosovës, të taksapaguesve, lë te bëjë edhe me mijëra lobime ky njeri zor e ka sado pak ta përmirësoi imazhin e tij të rrëzuar për tokë”, potencoi Maxharraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat