Analisti paralajmëron një Rambuje të dytë për Kosovën

Politika

Analisti paralajmëron një Rambuje të dytë për Kosovën

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 10 qershor 2018 Në ora: 13:00
Leon Duhanaj

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, ka thënë për “Bota sot” se pjesë e dialogut të Kosovës me Serbinë të përfshihet edhe Gjermania, pasi që jo e fundit që nga fillimi ka qenë një lloji garantuesi dhe shtytëse e  këtij procesi.

“Zhvendosja e dialogut nga ombrella e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vendosja nën ombrellën e Unionit Europian (UE), ishte hapi më i rëndësishëm dhe me pozitiv në ketë aspekt, duke ndikuar që të anashkalohet ndikimi rus. Tani, vetë procesi si i tillë, ishte shumë i stërzgjatur, pa ndonjë platformë të çartë dhe pa ndonjë përkufizim të përafërt kohorë. Kërkesat  e qeverisë së Kosovës për inkuadrimin amerikan në ketë proces janë me shumë se legjitime dhe për mendimin tim shumë me vend. Përpos amerikanëve patjetër duhet të kenë të përfshirë edhe gjermanët. Mendoj se Gjermania, që nga fillimi ka qenë një lloji garantuesi dhe shtytëse e  këtij procesi. Ndoshta zyrtarisht nuk do të jenë pjesë e këtij procesi, por besoj fortë se si amerikanët, ashtu dhe gjermanët, do ta përcjellin rrjedhën e procesit dhe do të kenë qasje aktive në të”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se mund të ndodhë që si shkallë presioni, përmes organizimit të ndonjë konference speciale të tipit të Rambujesë, t'i shtyjnë palët deri në nënshkrimin e ndonjë marrëveshje përfundimtare.

“Mund të ndodhë që, nëse palët kanë dhënë premtime për kompromise të ndryshme dhe, gjerë me tani kanë qenë jo transparent kundrejt qytetarëve respektiv. Mund të ndodhë që si shkallë presioni dhe për t'ua bërë me të lehtë kompromiset, t'i obligojnë përmes organizimit të ndonjë konference speciale të tipit të Rambujesë, t'i shtyjnë palët deri në nënshkrimin e ndonjë marrëveshje përfundimtare. Kjo mund dhe besoj që do të ndodhë tek në përmbyllje të procesit, ku akti i nënshkrimit të jetë ceremonial dhe, të promovohet në skenën e marrëdhënieve ndërkombëtare si akt i realizimit të paqes së përhershme. Nuk është larg mendsh që nënshkruesit të shpërblehen me ndonjë çmim të tipit Nobel për Paqe, me çka edhe mund të kuptohet insistimi i Presidentit Thaçi, që me çdo kusht të jetë bartës i këtij dialogu”, ka përfunduar, Duhanaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat