Krijimi i Shqipërisë Natyrale do t’i tmerronte sllavët!

Politika

Krijimi i Shqipërisë Natyrale do t’i tmerronte sllavët!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 9 qershor 2018 Në ora: 17:58
Harta e Shqipërisë Natyrale

Shqiptarët asnjëherë nuk kanë ëndërruar për Shqipëri të Madhe. Ata nuk kishin ambicie për marrjen e tokave të reja, por për njohjen e tokave të tyre, të cilat janë uzurpuar nga shtetet fqinj.

Bile as para pesë shekujsh në kohën e Skënderbeut, apo në kohëtn e Rilindësve tanë ose për shkak të humanizmit, tiparit karakteristik të qenies shqiptare, ose për shkak të situatës së pavolitshme në të cilën ndodheshin shqiptarë, nuk kërkonin as nuk projektuan asnjëherë ambicie territoriale, por vetëm njohjen e të drejtës për shtet, kudo shqiptarët përbënin shumicën, ose sipas mundësive të mbetjes së popullatave të përziera, në pamundësi të shteteve të pastërta, ndarja e kufirit të bëhej simetrike.

Bile shqiptarët as në librin, programatik të Sami Frashërit, “Shqipëria çka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, nuk shprehen pikëpamje apo ambicie as për Shqipëritë madhe dhe as për kthimin e tokave iliro-pellazge, që shtriheshin në tërë Ballkanin.

Por, shqiptarët nuk mund të pajtohen, që nga Skënderbeu e këtej, që të mos kenë një shtet të vetëm, unik, dhe pse jo edhe mbizotërues në Ballkan për nga zhvillimi.

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk do të thotë Shqipëri e madhe, por Shqipëri natyrale, që i takon shqiptarëve.

Kosova me Shqipërinë nuk do të thotë Shqipëri e madhe, por bashkim i trojeve shqiptare. Bashkim i trojeve shqiptare nuk do të thotë Shqipëri e madhe, por Shqipëri natyrale, Shqipëri që i takon shqiptarëve. A me marr territore të huaja me popullatë jo shqiptare ajo kish me qenë Shqipëri e madhe, që nuk ka pas askush pretendime në historinë shqiptare.

Sigurisht se shqiptarët janë ndarë padrejtësisht dhe janë shpërndarë në pesë njësi administrative-shtetërore, pa përfshirë Çamërinë.

Por, nuk duhet harruar përpjekjet serbe gjatë historisë për krijimin e Serbisë së Madhe. Zaten, edhe Jugosllavia ishte krijesë shtetërore serbomadhe, që u krijua me mbështetjen e shteteve evropiane dhe të Rusisë, për të qenë "xhandar i Ballkanit".

Megjithatë, pretendimet serbe për krijimin e Serbisë së madhe nuk kanë përfunduar akoma, duke synuar bashkëngjitjen e Bosnjës serbe, Krajinës së Kninit, një pjese të Maqedonisë Veriore, si dhe ndarjen e Kosovës dhe bashkëngjitjen e pjesës veriore Serbisë.

Ky pretendim serb shkaktoi zhbërjen e përgjakshme të Jugosllavisë dhe luftën e përgjakshme dhe gjenocidin në Kosovë.

Mjerisht, pretendimet e tilla imponohen edhe sot, sidomos Ivica Daçiq, i cili këtë çështje e shtroi si propozim edhe në dialogun e Brukselit. Ai madje propozon që të shkëmbehen territoret midis Kosovës veriore me Luginën e Preshevës. Nuk jemi të vetëdijshëm se sa ide e rrezikshme dhe johumane është kjo. Natyrisht se ideve të Daçiqit i kundërvihen të gjitha partitë politike të shqiptarëve të Luginës.

Prandaj, pa diskutim se do të ishte absurde të mohojmë dëshirën e kamotshme të shqiptarëve për të jetuar të bashkuar në një shtet, meqë janë një komb dhe kanë një gjuhë, si dhe kanë territor etnik kompakt, në vijimësi dhe pa ndërprerje gjeografike. Por, ideja për Shqipëri të Madhe nxitet nga serbët, për ta realizuar ata ëndrrën e tyre shekullore për të jetuar të gjithë serbët në një shtet, duke i prishur kufijtë aktual midis shteteve ballkanike, që doemos do të çonte në gjakderdhje të reja.

Andaj, shqiptarët aktualisht preferojnë bashkimin e tyre në Unionin Evropian, ku kufijtë aktual midis shteteve humbin ndasinë e pakalueshme që ekzistonte dikur, duke mundësuar prani lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave dhe zhvillim të shpejtuar ekonomik, kulturorë e shoqërorë dhe standard të lartë e mirëqenie për të gjithë.

Kështu, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se njoftimi i Kosovës dhe Shqipërisë për heqjen reciproke të doganës është një hap drejt krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’.

Përveç kësaj, Vulini kritikoi komunitetin ndërkombëtar për indiferencën ndaj këtij fakti.

“A do të heshtnin po të ndodhte në një pjesë tjetër të botës, diku afër qendrave të Bashkimit Evropian ose ndonjë organizatë tjetër të madhe dhe të rëndësishme ndërkombëtare? Apo po heshtin vetëm për shkak të zhurmave serbe? Është liria serbe e kufizuar për shkak të interesave të të tjerëve. A ka Serbia të drejtën për interesat e saj? Do të thoja se ka”, tha Vulin.

Sipas tij, krijimi i Shqipërisë së Madhe është kërcënim për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin.

“I bëjë thirrje Evropës të mos e përsërisë gabimin që kishte bërë gjatë luftës civile tragjike në Jugosllavi…”, ka thën Vulin duke i bë edhe një thirrje Evropës të mos e shikojë krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, por ta ndalojë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat