“Turi lobues, qesharak dhe anti-lobim, të plotësohen kushtet për liberalizim”

Politika

“Turi lobues, qesharak dhe anti-lobim, të plotësohen kushtet për liberalizim”

Nga: Gresa Bajraktari Më: 9 qershor 2018 Në ora: 15:11
Ilustrim

Të enjten ka filluar turi nga një ekip nga Kosova, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, bashkë me deputetë të pozitës e opozitës.

Ky tur po bëhet për liberalizimin e vizave, nëpër qendrat e vendeve evropiane.

Por, për këtë ka pasur reagime të shumta.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ky tur nuk ka asnjë efekt në vendimin e BE-së dhe se për të lobuar më shumë rëndësi kanë njerëz të sportit apo artit, se sa deputetët.

Image
Blerim Burjani

“Jo, nuk ka asnjë efekt as ndikim në vendim të BE-së, procesi është rigorizisht teknik dhe mbështet vetëm në të arriturat apo progresin e deri tashëm deri ku ka arritur, pra asgjë tjetër, as ndikuese e as përcaktuese, edhe po të kishte nevojë për lobim, nuk lobojnë njerëzit që nuk njihen askund në botë apo vetëm për të keq, por për lobim kërkohen njerëz që kanë ndikim në politikën evropiane, njerëz me kredibilitet dhe qarqe pranuese në BE”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, turi është më shumë shëtitje, madje ai e quan qesharake dhe sipas tij është anti-lobim, pasi për heqjen e vizave duhet plotësuar kushtet e përcaktuara.

“Këta njerëz thjesht kanë shkuar për shëtitje me një autobus, është madje qesharake kur askushi paraqitet lobues, mendojnë që të jesh deputet, i intereson dikujt në BE se çka je, më shumë ndikim ka një njeri i sportit apo artit apo kulturës, me temën e tobimit, se sa njerëz që njihen për gaz lotjsellës, analfabetizëm profesional e politik, grabitës të buxhetit të qytetarëve. Kjo është anti-lobim, përndryshe nuk ka pasur nevojë për kurrfarë lobimi, pasi që procesi është teknik dhe s’ka kurrfarë ndikimi në vendim, kjo varet vetëm nga të arriturat dhe kushtet e plotësuara nga Kosova, e tëra është kjo”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat