“Kontratat e nënshkruara nga KEK-u, tregojnë se Hashim Thaçi punon për Serbinë”

Politika

“Kontratat e nënshkruara nga KEK-u, tregojnë se Hashim Thaçi punon për Serbinë”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 8 qershor 2018 Në ora: 20:53
Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç

Kushëriri i presidentit Hashim Thaçi, Njazi Thaçi, u emërua ushtrues detyre si drejtor i KEK-ut, e vet ky i fundit tha se nuk ka qenë dëshira e tij që të jetë në atë pozitë, mirëpo e ka obligim ligjor.

Lidhur me këtë, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në një prononcim për “Bota sot” thotë se Hashim Thaçi po mundohet të krijoj Sulltanatin e vet në Kosovë me emërimet e tilla dhe kjo tregon se shteti është kapur nga strukturat kriminale të Thaçit.

“Hashim Thaçi po mundohet të krijoj Sulltanatin e vet në Kosovë. Emërimet e tilla si ai i Njazi Thaçit tregon më së miri se sa i kapur është ky shtet nga strukturat kriminale të udhëhequra nga Hashim Thaçi”- tha ajo.

Image
Drita Millaku

Sipas saj, kontratat e nënshkruara nga KEK-u, tregojnë se Thaçi punon për Serbinë, ndërsa bën thirrje që veprimet e tilla të hetohen.

“Kontratat e deritanishmen të nënshkruar nga KEK,  tregojnë më së miri se Hashim Thaçi punon për Serbinë. Veprime të tilla duhet të hetohen”, ka thënë për “Bota sot” Drita Millaku.

“Bota sot” ka dërguar pyetje me shkrim në zyrën e presidentit për të marrë koment për akuzat e Millakut drejtuar Thaçit, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat