Mijëra shqiptarë të vrarë, dhunime dhe persona të zhdukur, por serbët vazhdojnë të mbesin të pandëshkuar!

Politika

Mijëra shqiptarë të vrarë, dhunime dhe persona të zhdukur, por serbët vazhdojnë të mbesin të pandëshkuar!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 8 qershor 2018 Në ora: 17:07
Krimet serbe

Kosovës i ka mungua guximi i të qenit shtet. Shumica e ish prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë në kohën e UNMIK-ut kanë qenë ish komunistë dhe kanë punuar në kohën e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

Edhe pas këtyre viteve akoma nuk janë arrestuar kriminelët serb, aktorët e vrasjeve të shqiptarëve në Kosovë. Gjatë viteve 1998/99, në tërë Kosovën, pra në çdo vendbanim shqiptar, policia dhe ushtria serbe ekzekutoi, masakroi mbi 15.000 shqiptar.

Ata, nuk kursyen asnjë shtresë apo gjini, fëmijë, pleq, gra dhe të rritur, duke ushtruar çdo lloj torture mbi shqiptarët, vrasje, mizori, tortura, dhunime, persekutime, prerje gjymtyrës, vepra më çnjerëzore, vepra të cilat mund t’i bënin vetëm kanibalët ose mund të ndodhnin në mesjetë.

Përveç kësaj, janë djegur 116.000 shtëpi , dhjetëra mija të dhunuara dhe ndjekja e afër 900.000 mijë banorëve.

Për vrasjet e këtyre shqiptarëve, shumë pak serb, mos të them iasnjë u ndëshkuan, ndërsa ka raste që komandantët e UÇK-së janë dënuar për përdhunime dhe vrasje të shqiptarëve.

Lirisht mundemi të themi se sistemi juridik në Kosovë është i komprometuar.

Më shumë se 20.000 foto dëshmi i janë dërguar Komisionit për Krime Lufte, të cilat kanë qenë foto të krimeve, kriminelëve, por edhe varrezave masive.

Serbët na dalin shumë të privilegjuar në Kosovë, që nga shekulli i 15, politika e tyre vazhdon edhe sot, e atë në qeverisjen edhe të liderit politik të UÇK-së, tani president Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Politika serbe u mundua që në arenën ndërkombëtare ta trajtojë luftën e Kosovës si baraspeshë e luftës, duke balancuar krimin dhe duke trajtuar rastin e Kosovës si një aksident historik. Fatkeqësisht Bashkësia Ndërkombëtare ra pre e politikës serbe. Por në anën tjetër, për zbardhjen e krimeve të kryera nga shteti serb në Kosovë, sikur nuk po i shkon për shtati hulumtuesve të drejtësisë. Po ndodh një hezitim që kriminelët serb autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

Serbët manipuluan ndërkombëtarët me trillime, mashtrime, gënjeshtra dhe bënë që shumë pjesëtarë të UÇK-së të dërgohen padrejtësisht në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë. Shumë nga çlirimtarët u arrestuan me dëshmitë që bëri Serbia kundër luftëtarëve shqiptar, vetëm për një qëllim, se Çlirimtarët penguan agresionin serb për zhdukjen-asimilimin e shqiptarëve, spastrimin etnik në Kosovë. Nuk akuzojnë serbët që bënë krime, por akuzojnë çlirimtarët, me ato akuza se çfarë i thonë kriminelet serb. E kështu duke bërë padrejtësi me çlirimtarët, janë lënë në harresë mijëra kriminel serb që bënë krime dhe gjenocid në Kosovë.

Tani, kur ka ardhur koha të krijojmë shoqëri të re dhe të pastër akoma kriminelët serb sillen vërdallë nëpër Serbi, por edhe nëpër vendbanime serbe në Kosovë, posaçërisht në veri të vendit.

Krimet po vjetrohen dhe askush nuk bënë ndonjë presion te organet e drejtësisë të dalin para drejtësisë aktorët e krimit. Krimet e luftës, nga vet natyra, është vështirë të trajtohen në cilëndo shoqëri në një mjedis të pas lufte.

Nëse e shikoni Kroacinë, ajo ka vepruar krejt ndryshe, ka hapur dhjetëra mija raste, ka shpallur mijëra dënime penale ndaj kriminelëve serb dhe organeve të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat