Arifi: Nuk ka datë për dialogun Kosovë-Serbi

Politika

Arifi: Nuk ka datë për dialogun Kosovë-Serbi

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 7 qershor 2018 Në ora: 16:10
Avni Arifi

Ende nuk dihet se kur do të mbahet takimi i radhës në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Avni Arifi, shef i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk ka pajtim për datë të bisedimeve.

“Nuk ka pajtim për një datë të bisedimeve mes palëve”, është shprehur ai.

Arifi thotë se kanë kërkuar që të diskutohet për energjinë, por që ata nuk janë të interesimit për këtë.

“Ne kemi kërkuar që nga marsi të diskutohet për energjinë. Nuk janë të interesimit”, ka deklaruar Avni Arifi për “Bota sot”.

Ndryshe, sot gjatë ditës edhe zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian Federica Mohgerini, Maja Kocijanciq ka thënë se ende nuk ka datë për takimin e radhës në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat