“Serbia luan rolin dekonstruktiv në raport me Kosovën”

Politika

“Serbia luan rolin dekonstruktiv në raport me Kosovën”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 5 qershor 2018 Në ora: 21:10
Selim Daku

Drejtori i Qendrës Kosovare për Diplomaci, Selim Daku ka deklaruar  për “Bota sot”, se Serbia ka luajtur, luan dhe do të vazhdojë të luaj rolin dekonstruktiv në raport me Kosovën.

“Së pari konkluza për rekomandimin që pritet është e gabuar. Kosova asnjëherë nuk ka qenë pengesë e Serbisë për integrim në Evropë dhe gjetiu, përkundrazi Serbia ka luajtur, luan dhe dyshoj që do të vazhdoj të luaj rolin dekonstruktiv në këtë raport, pra, duke penguar Kosovën për anëtarësim në organizatat dhe asociacionet tjera ndërkombëtare”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se  kjo ka rënë në kundërshtim me marrëveshjet e arritura dhe se Serbia është fajtor për mos respektimin e marrëveshjeve.

“Kjo edhe duke rënë në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në negociatat e Vjenës në mes të Shtetit të Kosovës dhe Serbisë, të cilat janë të ndërmjetësuara nga BE-ja. Pra, në këtë proces është vetëm një fajtor që ka prolonguar respektimin e marrëveshjeve dhe ai është shtetit i Serbisë”, ka përfunduar Daku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat