Kërkohet bashkëpunim tregtar me Shqipërinë

Politika

Kërkohet bashkëpunim tregtar me Shqipërinë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 3 qershor 2018 Në ora: 13:10
Mustafë Kadriaj

Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, ka komentuar për “Bota sot”  miratimin e rezultues për heqjen roamingut me Shqipërinë në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se roaming është mirëpritur nga qytetarët , por sipas tij heqja e kufirit mund të ketë notë proteste nga shtetet fqinje e sidomos nga Serbia.

“Parimisht është i mirëpritur për qytetarin çdo lehtësim sidomos roamingut, ndërsa heqja e kufirit për fat jo të mirë nuk jemi si Kosovë që vendosim për të ardhmen tonë politike apo për çështjen e kufijve sepse heqja e kufirit me Shqipëri që çdo qytetar e pret, por mund të këtë notë proteste nga shtetet fqinje e sidomos nga Serbia po ashtu si Kosovë jemi me një pavarësi të mbikëqyrur, por edhe me obligimet e marrëveshjes së Ahtisarit duhet të jemi neutral me të gjitha vendet e rajonit dhe që mos të kemi pretendime të bashkimit me ndonjë shtet. Ky bashkim do të ndodhë se sa do të avancojmë si dy vende drejt Bashkimit Europian duke i kryer detyrat e shtëpisë që i kemi”, ka thënë ai për “Bota sot” .

Për më tepër, ai ka thënë se  iniciativa e Partisë Socialdemokratike  ka qenë më shumë poena politike dhe një hap i gatshëm për t`i imponuar deputetët duke luajtur me ndjenja kombëtare.

“Iniciativa e PSD-së për këtë rezolutë më shumë ka qenë për poena politikë tani si subjekt në vete me pretendimin para elektoratit se ne edhe pse nuk jemi Vetëvendosje ne e mbrojmë vijën kombëtar që nga syri kritik ka qenë një hap i ngutshëm dhe ia kanë imponuar deputeteve një gjë të tillë duke luajtur me ndjenja kombëtare”, ka thënë Kadriaj.

Më tutje, ai ka shtuar se deputetë e Kuvendit të Kosovës do të duhet të ngritnin çështje të bashkëpunimit tregtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë

“Është e pranueshme nëse do të mendoj për lehtësim të qytetarëve dhe të bizneseve por  jo me logjiken e shekullit të kaluar sepse po të mendonin me mendje të hapur deputetët do të duhej të ngritënin si çështje bashkëpunimin tregtar në mes të dy vendeve që për fat jo të mirë si Shqipëria dhe Kosova më shumë kanë bashkëpunim tregtar me Serbinë sesa në mes vete. Pra edhe nëse mendojmë bashkimin kombëtar duhet të kemi shembull shtetin e Gjermanisë që me fuqinë ekonomike arrit të i kryen të gjitha obligimet për dëmet e shkaktuara në luftën dytë botërore dhe arriti të bashkoj Gjermaninë lindore përmes fuqisë ekonomike”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Kadriaj ka theksuar se qytetari është ngopur më folklorizëm patriotik, por sipas tij, patriot do të jetë ai lider ose parti politike që do të nxjerrë Kosovën nga ky zhvillim i ulët ekonomik.

“Pra si Kosovë duhet të punojmë në zhvillim ekonomik, shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës të konsolidojmë shtetin në arenën ndërkombëtare, bashkimi vjen natyrshëm, kështu qytetari i Kosovës është ngopur më folklorizëm patriotik, tani e tutje, patriot do të jetë ai lider ose parti politike që do të nxjerrë Kosovën nga ky zhvillim i ulët ekonomik, nga kjo papunësi e madhe dhe nga kjo mirëqenie e ulë  dhe të vënë në funksion pasuritë natyrore dhe nëntokësore që Kosova të bëhet një vend ku mund të jetohet mirë”, ka përfunduar Kadriaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat