Alarmon eksperti: Situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë

Politika

Alarmon eksperti: Situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 1 qershor 2018 Në ora: 18:16
Policia e Kosoves

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava,  ka thënë për “Bota sot” se situata e sigurisë në Kosovë në përgjithësi është e brishtë.

Sipas tij, marrë në tërësi institucionet e Kosovës, askund nuk funksionojnë  ligjshëm, që qytetarët të jenë të kënaqur dhe ti realizojnë ato të drejta që ua garanton ligji dhe kushtetuta.

“Kjo situatë është si produkt i kohës së pasluftës, ku në krye të këtij shteti erdhën njerëz ”komandante“ që deri në ato kohëra jo që nuk kishin shkollime të larta dhe përvoja të punës, por si të tillë që u thirrshin se e kanë “çlirua Kosovën“ dhe paraprakisht me vrasje të kundërshtarëve të tyre e duke i paraqitur si njerëz tradhtar të vendit, edhe që populli i njihte si patriotë dhe njerëz të devotshëm që kontribuuan për çlirimin e Kosovës, dhe mbasi ua shtin frikën popullatës, në zgjedhjet e radhës duke mos dal në zgjidhje një numër i zhgënjyer i popullit. Këta të “fortit” e morën qeverisjen e këtij shteti ashtu si ditën vet dhe tani po i shohim këto rezultate që janë shqetësuese për njerëzimin e civilizuar. Vlen të përmendet vetëm kjo qeveri që tani është në pushtet, që para do ditëve i arsyetonte përdorimin e armëve të zjarrta në ahengje, që kjo është me një fjalë dhune”, ka thënë Tërnava.

 Ai ka thënë se të gjitha të këqijat tani do ti kemi të qarta, pasi këta udhëheqës të deritanishëm që e sollën këtë Kosovë në këtë situatë të mjerueshme dhe nga skamnorët tani janë multi-milionera, që zbatimin e ligjeve as që e përfillën.

Image

“Pra edhe mbas shumë viteve që po ndermirën zbulimet e veprave të rënda kriminale si kusht i BE-së për liberalizim, ato lëndë shënjohen në një vend të gjyqësisë deri ti vjen koha e parashkrimit-vjetërsisë dhe në shume raste ato mbyllën si të vjetërsuara, kurse përgjegjësit mbesin të lirë. Marrë në tërësi këtë situatë të tanishme sidomos papunësinë e madhe të mos jetësimit të ligjeve, e kuptueshme është se në të gjitha lëmit kemi rritje të krimeve si ato individuale, institucionale, etj. Kurse nëse merret dhe bëhet një analizë se përse gjithë ky shtim i përdorimit të dhunës në familje e sidomos dhunës ndaj gruas, atëherë kjo e ka përgjigjen e vet.. Ka edhe raste tjera si xhelozia ndaj gruas, dyshimi për tradhti, kërkesa që gruaja ti jep para burrit ( në raste kur varet nga pijet alkoolike) droga, harraqi, kamata etj) e sidomos kjo vlen më së shumti tek personat recidivist”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, sikur Gjykatat të ishin ekspeditive dhe me kohë ti përdornin ligjet si masë dënimi ndaj atyre personave që i shkelin ligjet, gjithsesi do e kishim një situatë tjetër të rënies së kësaj dukurie të dhunës, e jo si tani që kjo është në ngritje e sipër.

“Kësaj situate të dhunës sikur e shpjegova i kontribuon edhe papunësia, sepse shumë nga femrat për tu punësuar e përdorin sjelljen e tyre perverse ndaj meshkujve, apo nga situata që nuk kanë të ardhura për jetesë fillojnë prostitucionin, dhe në këto raste burrat e tyre i zbulojnë këto sjellje dhe jo rastësisht i përdorin dhunën ndaj tyre. Vetëm funksionimi real i ligjit dhe dënimeve sikur që janë të parapara në ligjet e Kosovës të jetësohen ashtu në mënyrë të denje, gjithsesi do e kishim një situatë krejt ndryshe tani. Domethënë se kjo dukuri do të ishte shumë në rënie e sipër e jo si deri më tani”, ka thënë eksperti i sigurisë Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat