Preteksti i Manastirit për ndaljen e ndërtimit të rrugës, Deçan-Plavë

Politika

Preteksti i Manastirit për ndaljen e ndërtimit të rrugës, Deçan-Plavë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 29 maj 2018 Në ora: 08:18
Ilustrim

Kërkesa e Igumenit të Manastirit Sava Janjiç për ndërprerje të punimeve në rrugën Deçan-Plavë me arsyetimin se punimet po bëhen brenda Zonës Speciale të Mbrojtur (ZSM) të këtij institucioni, është vetëm një pretekst.

Kjo për faktin se sipas zyrtarëve të komunës së Deçanit dhe atyre të Ministrisë së Infrastrukturës punimet po bëhen jashtë zonës së mbrojtur.

Po edhe sikur kjo rrugë të bëhej brenda pronës së mbrojtur, krerët e Manastirit si gardianë të fesë që në teori janë në shërbim të njerëzve nuk do të duhej të kërkonin ndërprerjen e këtyre punimeve, pasi që ajo po bëhet për t’ia lehtësuar jetën qytetarëve të komunave përkatëse.

Për fat të keq, Sava Janjiçit nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Në vend të humanizmit dhe bashkëjetesës paqësore ndërmjet komuniteteve, ai po punon në realizimin e planeve të Serbisë kundër shtetit të Kosovës, dhe kërkesa e tij e fundit shkon në këtë drejtim.

Zyrtarëve të shtetit serb nuk i konvenon ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë për disa arsye. E para është se Beogradi nuk dëshiron të afrohen shqiptarët e Kosovës dhe ata të Malit të Zi.

Gati të gjithë studentët e Plavës dhe të Gucisë studimet e larta i ndjekin në Universitetin e Prishtinë dhe ata për fat të keq obligohen të kalojnë nëpër Shqipëri për të ardhur në Kosovë ose ta bëjnë rrugën e vjetër për Rozhajë.

Po ashtu, bujqitë e komunës së Deçanit, Pejës, Gjakovës, Istogut në të ardhmen mund të shfrytëzojnë këtë rrugë për të importuar produktet e tyre bujqësore në Mal të Zi.  Një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe ata malazias.

Përpos bujqve, këtë rrugë mund ta përdorin edhe prodhuesit e tjerë të të dyja vendeve. Kështu që një rritje e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ndikon negativisht në uljen e importit të produkteve serbe. (Serbia është shteti që importon më së shumti mallra në Kosovë).

Serbia po ashtu i frikësohet ndërtimit të kësaj rruge, sepse në logjikën e saj kjo mund të ofrojë më shumë shtetin e Kosovës dhe atë të Malit të Zi.

Pas miratimit të Demarkacionit të dyja shtetet çdo ditë e më tepër po shkojnë në përmirësimin e marrëdhënieve. Kurse, gjatë fushatës elektorale për president, Millo Gjukanoviq doli hapur me qëndrim miqësor ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Kjo bëri që shqiptarët në këtë shtet ta votojnë masovikishtë atë.

Nga ana tjetër, Gjukanoviq gjatë tërë fushatës ka sulmuar kandidatët serbë që garonin për president. Këta kandidatët premtonin se me ardhjen e tyre në krye të shtetit do të tërhiqnin njohjen e Kosovës dhe do të ndiqnin politika që i shkojnë në favor Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat