Kosova e zënë nga strukturat e krimit dhe korrupsionit, tryezat nuk kanë efekt

Politika

Kosova e zënë nga strukturat e krimit dhe korrupsionit, tryezat nuk kanë efekt

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 26 maj 2018 Në ora: 23:15
Tryeza e LDK-së

Tryezat e partive politike për zgjidhjen e krizës dhe problemeve që ballafaqohet Kosovë, sipas analistëve politikë janë pa efekt.

Të premten është mbajtur tyreza e tretë e partive politike për diskutimin e situatës në të cilën gjendet Kosova, ndërkaq as në këtë tryezë nuk është arritur ndonjë marrëveshje në mes partive politike.

Organizatorja e tyrezës së fundit kishte qenë Lëvizja Vetëvendosje, e cila nuk iu kishte përmbajtur dakordimeve të tryezës së kaluar që në tryezën e radhës të flitet për dialogun me Serbinë. Synimi i kësaj tryeze doli të jetë dakordimi për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Për këtë qëllim, gjatë tryezës u prezantua edhe një deklaratë, e cila ftonte subjektet politike të Republikës së Kosovës që të “pajtohen që në situatën aktuale rruga e duhur për një qeverisje legjitime dhe demokratike janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të organizuara në kohën më të përshtatshme të mundshme por pa vonesa”.

Mirëpo, kjo deklaratë u kundërshtua nga partitë në pozitë duke e quajtur “farsë”. Sipas përfaqësuesve të partive në pozitë, as opozita nuk është më të vërtetë e interesuar për zgjedhje.

Edhe pse pa ndonjë marrëveshje në të trija tryeza paraprake, një tryezë të atillë do të mbajë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Por, sipas analistëve politikë, Kosova është e zënë nga strukturat e krimit dhe korrupsionit të organizuar, prandaj tryezat nuk kanë kurrfarë efekti.

Analisti politik, Skender Zogja, thotë se për gjendjen që ballafaqohet Kosova janë fajtorë partitë politike, të cilat për pushtet kanë degjeneruar idealin kombëtar dhe shtetëror.

Image
Skender Zogaj

Tryezat politike në vend se të shfyrtezohen për angazihme serioze për dalje nga kriza, sipas Zogajt, ata kontribuojnë thellimin e saj në mënyrë të përfitmit.

“Tryezat e partive politike po shihet qart se nuk mund të kenë kurrfarë efekti ndaj krizës së thellë dhe problemeve të rënda me të cilat po ballafaqohet Kosova e zënë nga strukturat e krimit dhe korrupsionit të organizuar! Për këtë gjendje fajtore janë partitë politike, të cilat në luftën për pushtet kanë degjeneruar deri në absurd, sepse, janë në gjendje të përdhosin çdo lloj ideali kombëtar e shtetëror! Se është kështu po shihet nga tryezat, në të cilat në vend se të shfrytëzohen për angazhime serioze për dalje nga kriza, po i kontribuojnë thellimit të saj, në mënyrë që në rrethana shkatërrimi të përfitojnë marrjen e pushtetit. Prandaj, tryezat e këtilla janë svilata politike, e jo tryeza debatesh të mirëfillta e të plotëkuptimta për zgjidhjen e problemeve. Në vend të tryezave më mirë është që partitë politike të reformohen dhe funksionalizohen, duke ofruar programe konkrete për shtet ligjor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit!”, ka pohuar Zogaj.

Iniciatorja e parë e tryezave politike ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërkaq pas saj një tryezë të përbashkët ka mbajtur Partia Demokratike e Kosovës dhe së fundmi Lëvzija Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat