Ikja nga seancat, deputetët nuk ka kush i dënon

Politika

Ikja nga seancat, deputetët nuk ka kush i dënon

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 25 maj 2018 Në ora: 14:22
Kuvendi i Kosovës

 Kuvendi i Republikës se Kosovës po vazhdon të neglizhohet nga vetë përfaqësuesit e saj, deputetët e Kuvendit. Legjislatura e gjashtë si njërin ndër problemet kryesore e ka edhe mungesën e deputetëve në punimet e Kuvendit, duke bërë që shumë seanca edhe të dështojnë. Lidhur me këtë, Artan Murati, nga Instituti Demokratik iKosovës (KDI) ka thënë për “Bota sot”, se mungesa e deputetëve në punimet e Kuvendit është një nga problemet kryesore me të cilat po përballet legjislatura e gjashtë.

“Ndonëse pothuajse në të gjitha seancat në listat e pjesëmarrjes nënshkruhen më shumë se 90 deputetë, megjithatë në këto seanca shumë pika të rendit të ditës kanë mbetur të papërfunduara për shkak se në momentin e votimit nuk ka pasur kuorum për të votuar. Deputetët ose po e lëshojnë sallën e Kuvendit, ose qëllimisht nuk po marrin pjesë në votim, duke bllokuar kështu punën e Kuvendit. Këto veprime nuk kanë mundësi as të penalizohen, pasi që rregullorja e punës së Kuvendit nuk ka ndonjë dispozitë ndëshkuese për këtë fenomen” ka treguar Murati.

Image
Artan Murati

Po ashtu, Murati ka thënë se këto veprime të deputetëve nuk janë të dënueshme as me rregulloren e re të Kuvendit.

“Këto veprime nuk janë të dënueshme as me draft-rregulloren e re të Kuvendit, e cila përsëri nuk përmban dispozita ndëshkuese për veprime të tilla. Si duket nuk ka vullnet politik nga grupet parlamentare për një gjë të tillë, përkundër propozimeve nga shoqëria civile për një gjë të tillë”, është shprehur Murati për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat