Abdullahu tregon veprimet që duhet të ndodhin në Kosovë para se të vazhdohet dialogu me Serbinë

Politika

Abdullahu tregon veprimet që duhet të ndodhin në Kosovë para se të vazhdohet dialogu me Serbinë

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 24 maj 2018 Në ora: 16:21
Faton Abdullahu

Që kur presidenti i vendit Hashim Thaçi është caktuar kryenegociator në dialogun me Serbinë, opozita e ka kundërshtuar atë.

E së fundmi është miratuar nga Qeveria platforma për fazën e fundit të dialogut e që pret miratim nga Kuvendi, ku sipas platformës, roli i udhëheqësit i përcaktohet presidentit.

E nga Lëvizja Vetëvendosje kjo gjë vazhdon të kundërshtohet, derisa thonë se para se të fillojë procesi i ri i dialogut, duhet të ketë dialog të brendshëm politik në mes të partive politike në Kosovë, duke shtuar se do të pranonin të ishin pjesë e dialogut, nëse Thaçi nuk do të jetë kryesues.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Abdullahu, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, thotë se sikur është puna aktualisht, institucionet e vendit nuk mund të jenë në nivel të detyrave dhe se ato nuk e përfaqësojnë shumicën.

“Kështu sikundër qëndron puna aktualisht në institucionet kryesore të Kosovës, konsideroj se ato nuk mund të jenë në nivel të detyrave të cilat ua kërkon dhe përgjegjësitë para të cilave i vë, dialogu përfundimtar me Serbinë. Institucionet aktuale nuk konstituohen nga shumica. Duke mbetur pakicë ato rrjedhimisht kanë humbur legjitimitetin. Që kjo rrethanë të ndryshojë nuk pati disponim shtetndërtues. Kjo u pa edhe nga përgjigja jo e ndershme, që ju bë ftesës për organizimin e ‘Tryezave’. Nuk është çështja më e rëndësishme se a është Presidenti Thaçi i mirë apo jo për të dialoguar, se a është kërkesa e VV-së që të përfshihet në dialog e sinqertë apo vetëmbrojte, çështja është se institucionet vitale të shtetit tonë sot nuk e përfaqësojnë shumicën”, u shpreh Abdullahu,

Sipas tij, fillimisht duhet të shpërbëhet Kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje që institucionet të kenë legjitimitet demokratik dhe më pas të vazhdohet dialog me Serbinë.

“Prandaj një President dhe një Qeveri që nuk mund të kontrollohet demokratikisht dhe efektivisht nga Kuvendi, ai Kuvend duhet të shpërbëhet dhe të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Determinueshëm kemi një situatë ku, nëse nisemi nga pragmatizmi shtetndërtues për të mirën e Kosovës, së pari duhet zgjedhje të jashtëzakonshme që institucionet të vishen me legjitimitet demokratik, e pastaj dialog përfundimtar me Serbinë. Më mirë për këto zgjedhje të humbim kohë dhe para, sesa ta humbim një pjesë të sovranitetit që mund ta determinojë dialogu i keqmenaxhuar me Serbinë”, vlerësoi Faton Abdulalhu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat