Plani 4+1 i Albin Kurtit për bisedimet me Serbinë dhe roli i Thaçit

Politika

Plani 4+1 i Albin Kurtit për bisedimet me Serbinë dhe roli i Thaçit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 23 maj 2018 Në ora: 21:08
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Analisti politik Hidajet Ahmeti, ka thënë për “Bota sot”, se dialogu Kosovë-Serbi është dëshmuar se ka qenë një qasje mbrapshtë, duke fuqizuar Serbinë e duke gjunjëzuar Kosovën karshi saj. 

“Shtatë vite bisedime, jo që u integruan serbët në institucionet e Republikës së Kosovës, por u fuqizua shteti serb brenda Kosovës. Mbi tridhjetë marrëveshje të arritura në mes palëve nuk u zbatuan asnjëherë, edhe ndërmjetësja në mes palëve BE-ja heshti, bile duke insistuar që dialogu të vazhdojë. Presidenti Thaçi përmes kësaj loje politike, po dëshmon “urtësinë dhe maturinë” politike karshi faktorit ndërkombëtare, por personaliteti i tij dinak nuk mund të pastrohet me lojëra të tilla. Ndërkombëtarëve ju nevojitet një personalitet i luhatshëm sikur Thaçi për ta manipuluar e për të qenë i dëgjueshëm karshi koncesioneve qe e presin Kosovën në dialog”, ka thënë Ahmeti.

Image
Hidajet Ahmeti

Sipas tij, krerët institucional e në veçanti ekipi negociator me strategjinë e re për të dialogun me Serbinë, duhet të ketë parasysh planin e Kurtit, pasi që është i domosdoshëm t’ia kthyer imazhin, por edhe riparimin e substancës së Republikës së Kosovës.

“Duke ditur se pala e Kosovës ka vepruar me logjikën nënshtruese ndaj Serbisë, kemi ardhur në një gjendje ku të diskutohet për çështje të brendshme dhe të kontestohet statusi i Pavarësisë së Kosovës. Logjika e nënshtrimit deri në servilizëm ka ngjallur apetitet e shtetit serb për bosnjëzimin e Kosovës, gjithherë përmes klasës udhëheqëse të korruptuar dhe shantazhuar. Institucionet e Republikës së Kosovës, paritë politike (pozitë-opozitë), shoqëria civile dhe gjithë mekanizmat shtetërorë duhet të bëhen bashkë kur vie në pyetje interesi kombëtar e nacional. Serbia në vazhdimësi propagandon duke e luftuar Kosovën në të gjitha aspektet, kurse klasa politike udhëheqëse në Kosovë hezitojnë të thonë të vërtetat për krimet që ka bërë Serbia në Kosovë. Edhe pse janë vonuar në këtë drejtim, institucionet e Kosovës e kanë domosdoshmëri të kohës që ta hartojnë një strategji për vazhdimin e dialogut të sa më shpejtë që është e mundur, e jo të dalin me fraza boshe të cilat përveç manipulimit me opinionin në intencë nuk kanë asgjë substanciale. Prandaj, gjykoj se duhet lanë anash inatet politike e politikat popullsitë të çastit, duhet të vije në konsideratë Plani i Kurtit për dialogun më Serbinë, dhe njëherë e përgjithmonë të dalim nga kthetrat e logjikës nënshtruese, por ta marrim epitetin e shtetit”, është shprehur analisti politik Hidajet Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat