Marrëveshja përfundimtare, Kelmendi tregon kompromiset që Thaçi do t’i bëjë me Serbinë

Politika

Marrëveshja përfundimtare, Kelmendi tregon kompromiset që Thaçi do t’i bëjë me Serbinë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 23 maj 2018 Në ora: 20:21
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se do të bëhen kompromise sa i përket finalizimit të bisedimeve me Serbinë.

Sipas njohësit të çështjeve politike dhe juridike, Muhamet Kelmendi ky kompromis do të jetë asociacioni serb në Kosovë. Për më tepër, ai ka thënë se nuk ka fushë në vend ku serbët nuk i kanë të drejtat absolute.

Image
Muhamet Kelmendi

“Pse Asociacioni serb në Kosovë? Çka duan më "shumë" ndërkombëtaret me ndërtimin e këtij statusi për Kosovën dhe për minoritetin serb në Kosovë? Ku dërgon ky status? Nuk ka fushë që minoriteti serb në Kosovë që nuk ka të drejta absolute. Ato konsistojnë në vendet e rezervuara në Kuvend (10). Minoritetit serb iu ka pranuar tërësia territoriale dhe Lista Serbe e formuar nga Vuçiç udhëheqë nëpër komuna. Në territorin ku jeton minoriteti serb është bërë ndjekja e tërësishme e shqiptarëve. Vetëm në Mitrovicën andej Ibrit janë dëbuar 12500 shqiptarë. Në tokat, në shtëpitë dhe në banesat e shqiptarëve janë vendosur familjet serbe nga Serbia. Në Veri nuk ka qasje fare pushteti qendror i Kosovës. Serbet nuk paguajnë fare taksa e tatime, ndërsa nga buxheti i Kosovës marrin rroga nëpër komuna, në administrate, në shëndetësi; marrin ndihma sociale dhe pensione, deri edhe rrymën elektrike ua paguan Prishtina etj. Mendohet se deri në 100 milionë Euro paguhen për minoritetin serb. Pushteti nuk ka ndikim as në arsim, as në administratë, as në çështjet pronësore e juridike.  Nuk ka qasje fare as në rend dhe në luftën kundër kriminalitetit”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se minoriteti serb është i përkëdheluri i Prishtinës dhe se asociacionin e duan qeveritarët në Serbi.

“Minoriteti serb është i përkëdheluri i Prishtinës, i UE dhe i shumë shteteve të tjera në botë. Thjeshte: janë qytetar të rangut të lartë aristokrat ku nuk i nënshtrohen pushtetit qendror fare.Pra, pse Asociacioni? Çka duan ata më shumë se sa kanë! Serbet në Veri e në komuna ku janë shumicë i kanë të gjitha. Asgjë nëpër ato komuna nuk ka te shtetit të Kosovës, veç të shtetit serb E Asociacioni pse? Me këtë duan qeveritarët në Beograd me marrë edhe më shumë tokë të Kosovës. Këtë e tha krimineli Vuçiç kur tha: "Serbia duhet të fitojë diçka", ka  shtuar Kelmendi për “Bota sot”.

Këtë kërkesë të Vuçiçit, sipas Kelmendit e ka vërtetuar edhe Thaçi me deklaratën e tij në në Forumin e Sigurisë “To be Secure“ (2BS) në Budvë.

Kelmendi ka potencuar se kjo deklaratë e Thaçit tregon ndarjen e Kosovës dhe se mendon që Serbia do të kërkojë statuse të veçanta.

“Dhe këtë e vërtetoi z. Thaçi: "Kosova do humb diçka". Këto thënie tregojnë ndarjen e Kosovës në dysh. Po ku mbeti Kosova Lindore! Pse? Pse nuk i dërgon Prishtina në shtëpitë dhe në tokat e veta shqiptaret në Mitrovicën përtej Ibrit. 12500 veta janë një numër i madh i qytetareve. Ata duhet te kthehen atje. Por, nëse ndahet vendi dhe teoria me "humb" diçka qëndron është e domosdoshme që Prishtina mos të lëshoj Trepçen, Mitrovicën dhe Ujmanin, sikundër që duhet të kërkojë Kosovën Lindore( Luginën e Preshevës). Këto nuk duhet lëshuar! Me këto qëndrime ka mundësi të ndalet e keqja. Përndryshe nuk është Asociacioni bazë e të drejtave të njeriut e të qytetareve, të minoritetit, sepse serbet i kanë të gjitha të drejtat e mundshme, madje në maksimum dhe si askush tjetër në botë,  por Asociacioni ka për qellim thjeshtë ndarjen dhe copëtimin e Kosovës”.

“Me Asociacion merr fund Republika e Kosovës. Këtë nuk duhet lejuar. Thënia e Thaçit se duhet bërë kompromis vjen pas thënies së Vuçiçit për kompromis. Pyetja shtrohet: Çka duhet të japi tjetër Kosova? Mendohet në këtë në fitimin e komunave veriore të Kosovës nëpërmjet organizimit të Asociacionit, që më vonë dërgon në ndarje të kësaj ane. Nuk ka asgjë tjetër mendimi i shprishur nga Thaçi për kompromise. Natyrisht se Serbia do të kërkon edhe status të veçantë për manastiret se tash janë nën kontrollin serbomadh. Beogradi kërkon që Kosova të njoh subteritorialitetin e Serbisë në Manastir  Çka tjetër? Asgjë. Kosova i ka dhënë  shumë minoritetit serb. Në kuadër të drejtave dhe luri e nuk ka gjë tjetër. Thjeshtë: Minoriteti serb është tërësisht i pavarur nga Kosova dhe kryesisht vepron nën dirigjimin e Beogradit. Kosova nuk duhet të kërkoj z. Thaçi të përfaqëson Kosovën në bisedime. Ai i ka sjellur dëme të mëdha Republikës dhe në këtë anë e ka humbur besimin e popullit”, ka theksuar Kelmendi.

Kelmendi ka shtuar se Kosova  duhet të vendos reciprocitet për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, po ashtu duhet të kërkojë edhe të gjenden kufomat e shqiptarëve të varrosur në Serbi si dhe të kërkojë dëmshpërblim për dëmet e bëra në vend.

“Kosova kërkohet të vendos reciprocitet. Të drejta të njëjta edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore ( Luginën e Preshevës) si për serbet me Veri të Kosovës. Çdo lëshim nga kjo është e dëmshme. Natyrisht se ka edhe tema tjera: Këtu duhet kërkuar që urgjentisht të gjinden kufomat e shqiptareve të varrosur në Serbi. Natyrisht se kërkohen edhe dëmshpërblime për dëmin e bërë, sikundër edhe rikthimin e mjeteve të grabitura nga Kosova. Nuk ka gjë tjetër çka duhet biseduar. Natyrisht se Kosovës i takon të kërkoj ribashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Atë territor nuk duhet lejuar nën sundim serbomadh, sikundër nuk duhet kurrsesi të pranohet ndodhë status i veçantë për minoritetin serb. Çdo status e dërgon Republikën në shkatërrim. E tera këto mund të realizohen vetëm pa Thaçin, sepse ky vetëm dëme po sjellë. Thaçit duhet ndaluar çdo veprim në emër të Kosovës. E këtë mund të bëjë Kuvendi i Republikës. Ai duhet ndalur Thaçin nga dëmet tjetra. Nëse nuk vepron kështu e bënë vetën bashkëpërgjegjëse..”, ka përfunduar Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat