Tryezat e partive politike, humbje kohe

Politika

Tryezat e partive politike, humbje kohe

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 23 maj 2018 Në ora: 13:09
Ilustrim

Tryezat e thirrura nga partitë politike në vend duke se asnjëherë nuk do të arrijnë të realizojnë funksionimin e dëshiruar, pasi që ato takime po vazhdojnë të mbesin vetëm takime dhe asgjë më shumë.

Gjetja e zgjidhjes së shumë problemeve jetike në Kosovë nuk mund të gjejnë zgjidhje nga mbajtja e tryezave të thirrura nga partitë politike.

Analisti politik Skender Zogaj, ka thënë se tryezave partiake shumë shpejtë u doli boja, sepse, u pa se nuk mund të realizojnë funksionin e dëshiruar, duke qenë se treguan se nuk kanë për qëllim ballafaqimin me çështjet e mëdha dhe të rëndësishme dhe për të kontribuar seriozisht për gjetjen e zgjidhjes së problemeve jetike të Kosovë.

Image
Analisti politik Skender Zogaj

“Përkundrazi, po dalin se janë humbje kohe, për “ata që kanë nge me shti rruza në pe", pa asnjë dobi sado të vogël. Për me tepër këto tryeza po bëhen të dëmshme, sepse janë mashtruese për publikun e gjerë të cilit i krijohet shpresa e rrejshme, kinse partitë politike janë të interesuar për dalje nga kriza e thellë! Në fakt, po shihet qartë se tryezat mund ta thellojnë krizën duke prodhuar tymra! Në këtë drejtim Lëvizja Vetëvendosje është e dëshmuar si makinë efikase e prodhimit të “gazit lotësjellës” prandaj, ftesa e saj për tryezë më 25 maj, del të jetë ftesë për pjesëmarrje në "orë gazmore" për gaforre - defatore! Këtë e tregon edhe tema qesharake e paralajmëruar për tryezën "Zgjidhja nëpërmjet të zgjedhjeve!" Termë se jo mahi! Partitë mund të marrin pjesë por nëse ndonjera nuk shkon në tryezë, nuk humb asgjë të rëndësishme”, ka thënë për “Bota sot” Skender Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat