Paralajmëron kompromiset e dhimbshme, “Thaçit nuk i besohet fati i Kosovës”

Politika

Paralajmëron kompromiset e dhimbshme, “Thaçit nuk i besohet fati i Kosovës”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 22 maj 2018 Në ora: 18:58
Hashim Thaçi

Politologu Faik Krasniqi, ka thënë për “Bota sot”, se mirë do të ishte që Hashim Thaçi të mos jetë udhëheqës i dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se assesi nuk bën që Thaçi të jetë udhëheqës i dialogut me Serbinë, sepse këtij njeriu nuk i besohet fare që t'i lihet në dorë fati i Kosovës.

“Po ashtu mendoj se vështirë se do të arrihet t'i ndalohet udhëheqja e bisedimeve, po lind pyetja, se çfarë është e rëndësishme në këtë fazë finale të bisedimeve? Kur jemi në fazën finale të bisedimeve me Serbinë, duhet të ketë një pajtueshmëri shoqërore e nacionale për temat e mëdha. Por, njëkohësisht duhet të nxirret një rezolutë e re para nisjes së fazës së dialogut me Serbinë, në mënyrë që mos të nënshkruhet çdo gjë si në të kaluarën”, ka thënë politologu Krasniqi.

Image
Hashim Thaçi

Sipas tij, pothuajse të gjithë marrëveshjet kanë qenë mjaft të dëmshme për Kosovën.

“Nuk mendoj se marrëveshjet tani janë të duhura dhe jo të paktën pa marrë vizën edhe të Kuvendit për ato marrëveshje që do të nënshkruhen, në mënyrë që me Hashim Thaçit si udhëheqës i dialogut, kur kemi arritur në finale të bisedimeve me Serbinë, të mos i jepet mundësi për kompromise të dhimbshme në dëm të interesave të shtetit të Kosovës. Në të kundërtën ka rrezik që Serbia do të përfitojë autonomi për serbët e Veriut, ose në rastin më të keq ta humbasim fare, në këmbim të një ulëse në OKB. Prandaj është e rëndësishme që çdo gjë të shkojë përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës”, është shprehur politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat