Urdhër për intervistimin e deputetëve: “Xhavit Haliti deri më tani do të ishte në burg”

Politika

Urdhër për intervistimin e deputetëve: “Xhavit Haliti deri më tani do të ishte në burg”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 22 maj 2018 Në ora: 17:22
Xhavit Haliti

Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Ymer Beka, ka dhënë urdhër sot për nisjen e hetimeve si intervistimin e dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti dhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të intervistohen nga prokuroria, pas debatit të ashpër, degradues dhe ofendues, duke përfunduar edhe me përleshje fizike nga ana e nënkryetarit të Kuvendit.

Analisti politik Jeton Kelmendi, Kuvendin e Kosovës e quan teatër cirku, ndërkaq të ulët i konsideron deputetët e Kuvendit.

Kelmendi edhe Prokurorinë e konsideron të ulët, duke thënë se ajo është dashur t’i intervistojë më herët deputetët dhe kësisoj nënkryetari Xhavit Haliti të përfundojë në burg.

“Mendoj se Kuvendi i Kosovës është bërë teatër cirku, ku cirkusantët i bëjnë shfaqjet e tyre të dukshme dhe ua servojnë shikuesve Prokurorisë dhe institucioneve të drejtësisë. Ajo se çfarë ndodhi së fundmi, luajti mendsh deputeti plakush Xhavit Haliti dhe e sulmoi një deputet tjetër po ashtu të dalë nga mendja i cili nuk ia dinte hallin frikë së tij dhe të qëndronte i urtë, të mos e ngacmonte Xhavitin, por e shante disa herë dhe shtytja e dytë e nënshtruar, tregon sa të ulët janë këta dy personalitet. Unë mendoj se aq sa janë të ulët njëri- tjetri, kësisoj është edhe Prokuroria më e ulët, sepse ajo deri më tani është dashur t’i intervistojë, është dashur që të gjykojë sipas rezultateve dhe është dashur që sigurisht së paku që Xhavit Haliti deri më tani të ishte në burg, e jo i lirë. Kësisoj është edhe Kuvendi, madje cirku më i madh është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila i përgjërohej  përnjëherë ta përjashtojë sa për të gjetur ngushëllim, ndërsa pusanti tjetër shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti, në vend se ta lëshojë kuvendin ashpër dhe jo asisoj të vazhdojë madje ai bëri turp dhe ai turp vazhdon. Vazhdon turpi sepse njëri nga ata pusantët është nënkryetar i Kuvendit, shumë i fuqishëm jo vetëm në partinë e tij, por edhe në Kosovë dhe për këtë po flasë për fuqinë e nëntokës që ka, prandaj në Kosovë ndodhë gjithçka dhe gjithçka pritet sepse ky institucion deri më tani ishte arenë cirku, por tani e tutje është koha që Kuvendi të bëhet teatër cirku”, deklaroi Kelmendi për “Bota sot”.

Image
Jeton Kelmendi

Hetuesit e policisë së Kosovës vetëm gjatë ditës së sotme  kanë vizituar objektin e Kuvendit. Kishin shkuar për ta marrë në pyetje Xhavit Halitin e PDK-së e Arben Gashin e LDK-së, për konfliktin fizik të cilin e kishin pasur të premten që shkoi. Por hetuesit u kthyen zbrazur nga Kuvendi, sepse nuk arritën që ta marrin në pyetje asnjërin nga të zgjedhurit e popullit.

Nënkryetari Xhavit Haliti të premten gjersa po votonte për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, është afruar pranë deputetit Gashi dhe e ka goditur më bërryl në bark. Derisa Gashi një ditë para sulmit fizik e kishte fyer me fjalë Halitin gjatë seancës së Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat