“Thaçi po e ndien veten hero i luftës dhe i paqes”

Politika

“Thaçi po e ndien veten hero i luftës dhe i paqes”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 21 maj 2018 Në ora: 16:12
Hashim Thaçi

Analisti Blerim Burjani është shprehur kritik ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Në një prononcim për “Bota sot”, Burjani thotë se i pari i shtetit është një politikan, i cili e konsideron veten hero i luftës dhe i paqes.

Image
Blerim Burjani

“Statuti i Asociacionit është problematik dhe këtë e ka bërë Hashimi pa e ditur se çka po bënë dhe çka mund të gjejë Kosovën si shtet. Është mjaft problem me këtë president, i cili e ndien veten hero i paqes dhe i luftës, i shtetndërtimit e gjithçka”, thotë Burjani për “Bota sot”.

Sipas tij, Thaçi deri më tani e shtyrë Kosovën drejt dizentegrimit duke nënshkruar fusnotën dhe marrëveshjet e tjera të dëmshme për vendin.

Sa i përket kërkesës së ministrit të Administratës Lokale në dorëheqje, Ivan Tododsijevic, i cili ka thënë se ligjet e Kosovës duhet t’i përshtaten Asociacionit të komunave serbe, Burjani e quan këtë qesharake.

 “Kjo deklaratë është qesharake dhe e pakuptimtë, sepse Asociacioni s’mund të jetë kurrfarë mekanizmi kushtetues e as ligjor. Ai duhet  të jetë pjesë e sistemit ligjor të Kosovës, e jo të ketë kompetenca antikushtetuese dhe antiligjore”, shtoi Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat