“Xhavit Haliti ka probleme të rënda me vetën e tij”

Politika

“Xhavit Haliti ka probleme të rënda me vetën e tij”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 21 maj 2018 Në ora: 13:02
Xhavit Haliti

Në momentin kur po votohej për gjyqtarët e Kushtetueses, në Kuvend pati edhe një përplasje fizike që mori vëmendjen e të gjithëve.

Ishte nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti që e goditi deputetin e LDK-së, Arben Gashi.

Ky veprim i bërë nga Haliti u komentua pa masë, me ç'rast edhe e kritikua.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, tha se duke e parë Halitin që shkon dhe godet deputetin Arben Gashi, të duket një moment se po sheh një dem apo ka të sëmurë që nuk mban dot ekuilibrin.

Image
Rexhep Shahu

“Duke parë videon që paraqet Xhavit Halitin që shkon dhe godet deputetin Arben Gashi, të duket një moment se po sheh një dem apo ka të sëmurë që nuk mban dot ekuilibrin. Është pamje qesharake më shumë se e shëmtuar ai gjest i Xhavit Halitit që pretendon të quhet politikan”, është shprehur Shahu.

Sipas Shahut, veprimi i nënkryetarit të Kuvendit tregon se ai ka humbur çdo ekuilibër dhe mund të ketë probleme të rënda me veten e tij.

“Ai tregon se ka humbur çdo ekuilibër dhe mund të ketë probleme të rënda me veten e tij. Kurrë në kushte normale nuk do besohej se Xhavit Haliti bën gjeste të tilla. Edhe nëse bie pazari në bursën politike, më mirë të mos kushtosh asnjë votë se sa të biesh në nivele të tilla dëshpërimi, në nivele të tilla qesharake”, përfundoi njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu,  për “Bota sot”.

Kujtojmë se nënkryetari Haliti kishte mohuar se e kishte goditur me qëllim Gashin. Madje ai edhe kishte akuzuar mediat se po gënjejnë.

“Kurgjo vallahin, asnjë përplasje s’kemi pas. Po rreni ju kapak. Jo vallahin veç kam rrshit. As s’kemi kurgjo, dje kemi debatu. Kom rrshit edhe e kom prek pak”, ka thënë Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat