Ligji për Prishtinën, kompromis që PSD të mbështes Ramushin

Politika

Ligji për Prishtinën, kompromis që PSD të mbështes Ramushin

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 19 maj 2018 Në ora: 07:28
Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti

Do të ishte krejtësisht i pranueshëm ligji për Prishtinën, nëse do të miratohet më parë. Gjithsesi miratimi tanishëm është i mirë se ardhur, pasi i hapën kryeqytetit shumë mundësi për të qenë vetë zot i vetes.

 Kjo në një farë mënyre i pamundësonte qeverisë që të pengojë punën e kryetarit të Prishtinës, jo tani por edhe në të ardhmen. Dhe kjo është diçka pozitive, duke ia mohuar kryetarit të Prishtinës të drejtën për t’u ankuar se qeveria e ka penguar për të punuar më shumë.

Megjithatë miratimi i tanishëm ka ka hilet e saja, që vjen pa një koalicioni të fshehur në mes të PSD dhe qeverisë.

Në momentin ekzistues Shpendi, por edhe Ramushi e Kadriu kanë nevojë për njëri- tjetrin, andaj kompromisi i të gjithëve ishte që Prishtina të fitojë ligjin e saj, ndërsa PSD të mbështesë qeverinë Haradinaj, ndonëse pa një marrëveshje të shkruar.

E gjitha kjo një marrëveshje xhentëlmenë, për t’i bërë favore njëri- tjetrit, të gjitha në interesat e tyre respektive.

Në kohën kur Shpendi ka mbetur minoritet për nga numri i asamblistëve në kuvendin komunal të Prishtinës dhe puna e tij si kryetar po vështirësohet çdo ditë, e më tepër kërkon shpëtimin tek ligji për Prishtinën. Kjo për t’i dhënë më shumë kompetenca Shpendit dhe rrjedhimisht për t’i dhënë mundësi të shtojë dozën e pazareve me ata që janë të pakënaqur me të. E njëjta situatë ndodh edhe me Ramushin në qeveri, e cila është qeveria më e brishtë si nga numri i deputetëve, ashtu edhe nga produkti i saj. Rrezikun e ndjejnë që të dy, ngushëllimi tek njëri- tjetri rezulton i favorshëm pasi të dy i ndihmojnë njëri- tjetrit për të mbetur në pushtet. Njeri në pushtetin lokal dhe tjetri në qeveri, e kanë të patjetër për t’i ndihmuar njëri- tjetrit.

 Kjo gjë është krejt normale, sikur të ishte bërë mbi parimin e  sherbimit për nevojat e qytetarëve, ndërkohë që tani është bërë për interesa personale të këtyre politikanëve. Kjo e katandis me shumë këtë rast dhe nuk jep shpresë, që asnjëherë nga këta politikanë janë të dobishëm për shoqërinë, e për më tepër që mund të pretendohet më shumë nga këta.

Ky është vetëm një shembull për të kuptuar se si funksionin tek politikanët dhe se çdo gjë ka një çmim.

Nëse Shpendi s’do t’i premtonte Ramushit se dymbëdhjetë ish- deputetë të VV tani në PSD do e mbështesin, jam i sigurt se ligji për Prishtinën s’do ishte miratuar. Andaj ky lloj kompromisi për interesa personale nuk i shërben, as qytetarit të Prishtinës dhe as të Kosovës. Kjo mendësi primitive e të bërit politikë, i takon shekullit të 17, në periudhën e shthurrjes morale të asaj kohë në shtetet e ndryshme të Evropës. Kjo nënkupton se jemi katër shekujt larg të bërit shtet, larg mendësisë së udhëheqjes.

Prishtina, meriton të trajtohet me ligj, jo për të mbrojtur karrigen e Shpendit dhe ky i fundit të Ramushit, por për interesat  e qytetarëve. E të cilët nuk i intereson as Shpendi, Ramushi e Kadriu, por të kenë shërbime më të mira, të kenë trafik më të mirë, mirëqenie dhe mbi të gjitha jetë të dinjitetshme. Prishtina dhe Kosova nuk  janë karrige të politikanëve, por kryeqytet i shteti më të ri në Evropë, që më në fund meriton të trajtohet i barabartë me të gjithë kryeqytetet-shtetet e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat