Tri përplasjet e forta ku Xhavit Halitit nuk i shkoi fjala

Politika

Tri përplasjet e forta ku Xhavit Halitit nuk i shkoi fjala

Nga: I.J Më: 18 maj 2018 Në ora: 23:29
Xhavit Haliti, Anton Quni, Dardan Molliqaj dhe Arben Gashi

Në të kaluarën në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij, në studio televizive, vështirë se mundë të pritej ndonjë përballje e Xhavit Halitit me kundërsharët e tij politikë.

Por kohëve të fundit gjërat kanë ndryshuar.

Përplasja e sotme e Xhavit Halitit me Arben Gashin nuk ishte e para.

Një përplasje të fortë në një studio televizive me Xhavit Halitin para një viti e kishte pasur ish-deputeti i Vetëvendosjes në atë kohë tash i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Një muaj më parë Anton Quni e akuzoi Xhavit Halitin se ai kishte marrë në luftë 8 milionë euro nga FARK’u.

Në senancën e radhës plasi një dabat i ashpër mes Qunit dhe Halitit. Haliti e reagoi me mllef ndaj deklaratës së Qunit, dhe e akuzoi atë se po gënjente kur po thoshte se koloneli i FARK’ut ia kishte dhënë 8 milionët.

Megjithatë, nënkryetari i Kuvendit e pranoi se kishte pasur kontakt me kolonel Krasniqin, e edhe që kishte marrë para.

“Unë nuk e di çka ka të keqe që ky fond është ndarë për ndihmë për njësitë e UÇK-së. Nuk është asgjë sekrete, nuk jam i vetmi që e kam thënë, kanë folur për këtë çështje edhe shumë tjerë, kanë folur edhe shok të juaj të idealit, partisë e tjera. Por nëse ju dëshironi fakte dhe me shumë unë do t’i siguroj”, theksoi Quni.

Ndërsa një ditë më parë Sharje me nënë në Kuvendin e Kosovës Haliti pati me Arben gashin.

Gjithçka nisi kur, Arben Gashi, deputet i LDK-së kërkoi fjalen nga kryesuesi, Xhavit Haliti, e ky i fundit i tha “s’po ta jap fjalën”.

Më pas debati mes dy deputetëve nisi të ashpërsohet, deri sa ky nga debat sot kaloi në përleshje fizike, kur Xhaviti halite goditi me shpatull deputetin Arben Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat