Ja çfarë shkruan për Xhavit Halitin dhe Shaip Mujën në librin e Agim Mehmetit: Pagesa me vlerë prej 3275000 markave...

Politika

Ja çfarë shkruan për Xhavit Halitin dhe Shaip Mujën në librin e Agim Mehmetit: Pagesa me vlerë prej 3275000 markave...

Nga: N.A Më: 18 maj 2018 Në ora: 16:29
Xhavit Halitin dhe Shaip Muja

Kryetari i Shoqatës, Sali Çekaj në Zvicër dhe ish bashkëluftëtar i heroit Sali Çekaj, Saim Tahirajn në një intervistë për “Bota sot”, duke komentuar debatin në Kuvend, në mes Anton Qunit dhe Xhavit Haliti, ka thënë se ajo çfarë ka thënë Anton Quni për milionat është plotësisht e vërtetë, madje ka edhe fakte që e vërtetojnë këtë.

Tahiraj ka thënë se Antoni ka plotësisht të drejtë se nuk janë vetëm 8 milionë, por shumë më shumë, që janë shpërndarë te komandantët e zonave dhe direkët përfaqësueseve të atij far shtabi të UÇK-së.

Madje ish luftëtari ka thënë se për këto marka flitet edhe në librin e ish zëvendës ministri të mbrojtjes Agim Memeti ku librin e tij “E vërteta për FARK-un“ .

Gazeta “Bota sot” ka siguruar një faqe të këtij libri ku flitet se nga kush janë mare këto para dhe për çfarë janë ofruar këto mjete financiare.

Në libër thuhet se:

“Ahmet Krasniqi dhe Shaban Shkreli kishin shkuar në Tiranë për një varg aktivitetesh me grup aktivistësh të cilët përkohësisht gjendeshin në Shqipëri dhe shkrijnë edhe integrimin e tyre në Forcat e Armatosura dhe në atë rast në bashk koordinim me Qeverinë e Kosovës kishin kontraktuar dhe bërë pagese për një pjesë të materialit ushtarak (si rroba, armatim e mjete të tjera në vlerë prej 3275000 markave gjermane).Shitësit kishin qenë Xhavit Haliti dhe Shaip Muja…”.

Më poshtë keni foton:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat