Analisti tregon se si mundet Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës

Politika

Analisti tregon se si mundet Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 18 maj 2018 Në ora: 13:36
Ilustrim

Viti 2018 është viti më i përshtatshëm që të ketë sukses në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe përparim në marrëdhëniet në mes të dyja vendeve.

Kështu deklaroi së fundmi ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

“Mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme që 2018-a të jetë viti i suksesit në dialog: që disi të ecet përpara në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të arrihet përparim. Për ta arritur këtë, mendoj se të gjithë duhet të mendojnë me shumë kreativitet dhe të përqendrohen në marrëveshjen përfundimtare”, deklaroi ai gjatë në një intervistë televizive.

E për këtë, publicisti Rexhep Shahu, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nëse angazhohet SHBA, bisedimet përfundojnë dhe vjen njohja nga Serbia për pavarësinë e Kosovës.

Image
Rexhep Shahu

“Dua ta besoj se nëse angazhohet më direkt Amerika, përfundojnë bisedimet shpesh shterpa mes Kosovës e Serbisë, bisedime që janë bërë qesharake shpesh për mungesën e seriozitetit të aktorëve apo kuvendarëve a biseduesve. Nëse Amerika angazhohet edhe me presion, unë besoj se arrihet finalizimi i bisedimeve dhe njohja e Kosovës nga Serbia”, është shprehur ai.

Shahu vlerëson se SHBA më nuk ka durim të shohë lojëra më shumë dhe se Serbia duhet të vihet në atë pozitë që të njohë Kosovën ose të mos e pengojë në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Nëse angazhohet Amerika duket se ajo nuk ka më durim të mëtejshëm që të shohë lojërat e kota të serbëve e shqiptarëve dhe të bashkësisë evropiane që nuk janë fleksibil dhe as nuk arrijnë të marrin vendime. Serbia duket do të vihet para detyrimit ta njohë Kosovën ose të mos e pengojë në OKB dhe institucionet globale”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat