Andin Hoti paralajmëron padi ndaj Serbisë, për rastin e zhdukjes së Ukshin Hotit

Politika

Andin Hoti paralajmëron padi ndaj Serbisë, për rastin e zhdukjes së Ukshin Hotit

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 18 maj 2018 Në ora: 13:11
I biri i Ukshin Hotit që tash është deputet i Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti

Për gazetën “Bota sot”, në 19 vjetorin e zhdukjes,  ka folur i biri i Ukshin Hotit që tash është deputet i Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti, i cili thotë se ka bërë thirrje shumë herë që qeveria e Kosovës ta bëjë primare çështjen e të zhdukurve, e një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.  Andin Hoti, shpreson në rezolutën që është miratuar para tre jave në Kuvendin e Kosovës, rezolutë  kjo që e obligon qeverinë e Kosovës që në dialogun me Serbinë, ta diskutojnë edhe çështjen e të zhdukurve.

Historia e zhdukjes së Ukshin Hotit mbetet e mistershme. Njeriu që punoi shumë për filozofinë e çlirimit të Kosovës, i përndjekur vazhdimisht nga forcat jugosllave, prej majit të vitit 1999, ka humbur gjurmët. 19 vite më vonë, nuk është gjetur as edhe një gjurmë e vetme që shpien në pistën e gjetjes së veprimtarit Ukshin Hoti.

Veprimtaria

Në fillim të viteve 90-dhjeta Ukshin Hoti serish  i çensurar nga regjimi serb i Milosheviçit riaktivizohet në politikë, në lidhejën Dr.Ibrahim Rugovës pra në Lidhjën Demokratike të Kosovës (LDK)] ku dhe emërohet kryetar i LDK-se në Rahovec.  Me pas nën petkun e kesaj levizje merr detyrë në mësimin dhe ligjerimin e studentëve në Rahovec pasi Universitetet u mbyllën me dhunë nga regjimi i vandal i Sllobodan Miloshevicit dhe mësimet bëheshin në shtëpi private në xhamia në garazhe etj.

Arrestimi

Në prill të vitit 1994 partia Unikomb i ofron Ukshin Hotit që të bëhet lider i saj dhe kur pritej të bëhej lider i saj, Ukshin Hoti arrestohet rruges ne Prishtine më 17 Maj të vitit 1994 me akuzë se po punon për rrënimin e Jugosllavise dhe me akuzë se ishte pjestar i lëvizjes ilegale Levizja per Republiken e Kosovës si dhe se partia Unikomb ishte subjekt ilegal dhe se nuk ishte regjisturar si parti politke dhe më vonë Ukshini dënohet me 5 vjet burg.

Lirimi nga burgu dhe Zhdukja

Me 16 maj 1999, atëherë kur lufta po zgjaste që gati një vit, Ukshin Hoti arrin tek fundi i dënimit të tij. Sipas Bajrush Xhemailit një nga të burgosurit, ai do të shoqërohej nga dy roje drejt daljes, e diel, një ditë jo e zakonshme për lirimin e të burgosurve. Që atëherë nuk do ta shohin më. Fati i tij ishte në duart e pushtetit serb. Me 19 maj 1999, burgu i rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, bombardohet nga NATO. Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serb radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptar nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut. Rojet dhe paramilitarët serb zbrazin plumbat e tyre tek të burgosurit me të gjithë arsenalin që ata kishin në dorë: granata, mitralozë, snajperë dhe bazukë. Masakrohen 176 persona dhe plagosen mbi 200 të tjerë. OJQ-ja Human Right Ëatch shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 dhe vë në dukje dëmet që do t’i publikonin në raportin e tyre.

Akademiku dhe shkrimtari i shquar, Ismail Kadare kishte thënë për Ukshin Hotin se “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir... Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme”.

E për “Bota sot”, në 19 vjetorin e zhdukjes,  ka folur i biri i Ukshin Hotit që tash është deputet i Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti, i cili thotë se ka bërë thirrje shumë herë që qeveria e Kosovës ta bëjë primare çështjen e të zhdukurve, e një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.  Andin Hoti shpreson në rezolutën që është miratuar para tre jave në Kuvendin e Kosovës, rezolutë  kjo që e obligon qeverinë e Kosovës që në dialogun me Serbinë, ta diskutojnë edhe çështjen e të zhdukurve.

“Po bëhen 19 vite nga dita kur shteti i Serbisë e ka zhdukur babin. Disa herë kam bërë thirrje që Qeveria e Kosovës ta bëjë prioritet çështjen e të zhdukurve, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Para tre jave Kuvendi ka nxjerr një rezolutë me të cilën e obligon Qeverinë që ta diskutoj çështjen e të zhdukurve në bisedimet me Serbinë, të ndërmjetësuara nga Brukseli. Prandaj, shpresoj që edhe fati i babait të dihet pasi që BE-ja të luaj rolin e vet ndërmjetësues dhe ta obligoj Serbinë të nxjerr arkivat e saja dhe të tregoj se çfarë ka ndodhur dhe ku e kanë dërguar babain”-tha Hoti për “Bota sot”.

Ai ka ende besim që babai i tij është ende gjallë diku, deri në ditën kur të vërtetohet e kundërta.

“Disa herë jam pyetur nëse besoj që babi është gjallë, pergjigja ime është që besoj deri në ditën kur më vërtetohet e kundërta. Kërkesat tona i kemi shprehur edhe në rezolutë dhe presim që Qeveria t’i realizoj të gjitha ato kërkesa. Gjithashtu bazuar në Konventat Ndërkombëtare, presim që Qeveria të na asistoj të bëjmë padi ndaj Republikës së Serbisë për zhdukjen e babait me forcë”- u shpreh Hoti.

Kujtojmë, se drejtori i Burgut të Mitrovicës së Sremit, Trivun Ivkoviç,në një intervistë për mediat serbe ka folur për Ukshin Hotin dhe për vrasjen e tij. Sipas tij, intelektuali i njohur shqiptar, i cili ende konsiderohet i zhdukur, është vrarë vetëm 100 metra pasi ka dalë nga burgu i Dubravës. Por, më e rënda që e thotë Ivkociç, është që sipas tij, Hoti është vrarë nga njerëzit e tij, pasi ai do bëhej president.

“Ai është liruar dhe është vrarë 100 metra më tej nga njerëzit e tij . Pastaj kanë ardhur më kanë pyetur mua, ai ka dalë në mënyrë të rregullt me dokumente , nuk mund ta lirosh dikë ashtu…ai u ka penguar atyre ai është dashur të bëhet President i Kosovës dhe do të bëhej”,ka thekuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat