“Serbia po ndihmohet nga mbeturinat e mbetura në Kosovë të shërbimeve serbe”

Politika

“Serbia po ndihmohet nga mbeturinat e mbetura në Kosovë të shërbimeve serbe”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 17 maj 2018 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Drita Millaku, ka folur për “Bota sot” në lidhje me luftën speciale që po bën Serbia ndaj Kosovës.

Ajo thotë se kjo luftë e Serbisë, po përkrahet edhe nga mbeturinat e mbetura të UDB-së serbe që nga paralufta, ndërsa bën thirrje që këta persona të demaskohen.

Serbia po bën luftë speciale permanente në Kosovë dhe atë shumë të ashpër e të paskrupullt dhe të ndytë. Kjo luftë po përkrahet edhe nga mbeturinat e mbetura të sigurimit shtetëror serb në Kosovë që nga paralufta. Unë mendoj se këta persona duhet të demaskohen duke bërë publike listat me emra pasi që kjo është më se normale dhe e domosdoshme për një shtet normal. Në institucionet tona punojnë shumë individë te pa verifikuar dhe te cilët jo vetëm kanë të kaluar të dyshimtë por kanë edhe përkrahës nga pozitat e larta shtetërore”- tha Millaku.

Image
Drita Millaku

Tutje ajo shton se përderisa organet e sigurisë udhëhiqen nga njerëz si Shpend Maxhuni, atëherë ne do të kemi defensivë ndaj luftës speciale që Serbia po ushtron ndaj nesh.

“AKI-ja duhet të depolitizohet fillimisht, e mandej edhe të filtrohet nga njerëz të krimit te organizuar e edhe nga individ të dyshimtë në aspektin e besueshmërisë e më vonë ky organizëm do të duhej t’i verifikonte pozitat senzitive në Kosovë. Paramendoni shefi i AKI nuk e ka kaluar testin e besueshmërisë. Për deri sa organet e sigurisë udhëhiqen nga njerëz të tillë, ne prore do të kemi defensivë ndaj luftës speciale që Serbia po ushtron ndaj nesh. Për sa i përket servilizmit te institucioneve të Kosovës ndaj Serbisë, kjo shihet qartazi dhe këtu qëndron edhe tragjedia  jonë. Pra, është e domosdoshme krehja e organeve tona nga individët e dyshimtë dhe kujdesi i vazhdueshëm që në këto organe dhe në pozita të larta të vendosen njerëz të pastër kombëtarisht. Me një fjalë të merren praktikat angleze të funksionimit të këtij segmenti”- u shpreh për “Bota sot” deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat