Haziri flet për akuzat e Zekës për Thaçin dhe Lladrovcin: Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Jakup Krasniqi

Politika

Haziri flet për akuzat e Zekës për Thaçin dhe Lladrovcin: Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Jakup Krasniqi

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 17 maj 2018 Në ora: 15:46

Ditë më parë Deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka tronditur opinionin publik me një deklaratë të cilën e ka dhënë.

Zeka ka deklaruar se kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, që vjen nga radhët e PDK-së, ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi për një vrasje të rëndë.

Sipas Zekës, Lladrovci, Thaçin e akuzon për vrasjen e Behadin Hallaqit.

Duke folur rreth kësaj çështje, opinionisti Nexhat Haziri, ka thënë për “Bota sot’ se këto janë akuza jo të reja, pasi që një kohë të gjatë shkëmbehen në mes të eksponentëve nga i ashtuquajtur krah i luftës.

Image
Nexhat Haziri

“Është absurde kur bëhen akuza të tilla dhe prokuroria heshtë, mbase tek ne është e kuptueshme pasi të gjitha institucionet e shtetit, pra edhe prokuroria janë të kapura nga nja klan mafioz që po e sundon vendin tash e një dekadë. Kurse sa i përket rastit të referuar kujtoj se një akuzë përafërsisht e kishte bërë edhe Jakup Krasniqi në kohën kur Ramiz Lladrovci ishte emëruar ambasador në Shqipëri. Në atë kohë Krasniqi patë deklaruar se Lladrovci ishte emëruar në këtë pozitë në sajë të shantazhit me anë të një CD-je, që ky i fundit ia kishte bërë Thaçit. Pra këto akuza për fat të keq, po mbesin në formë të deklaratave si mjet i luftës politike për shkak të pafuqisë se veprimit të prokurorisë së shtetit”, është shprehur opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat