Profesori i sigurisë flet për mesazhin e Wesley Clark për Kosovën

Politika

Profesori i sigurisë flet për mesazhin e Wesley Clark për Kosovën

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 16 maj 2018 Në ora: 17:57
Wesley Clark

Ish-komandanti Suprem i Forcave të NATO-s dje ka vizituar Kosovën. Clark ka folur edhe për çështjen e formimit të ushtrisë së Kosovës dhe ka folur për kriteret që duhet përmbushur për realizimin e këtij synimi.

”Kanë kaluar pothuajse 20 vjet, disa nga kujtimet janë venitur por Kosova duhet të lëviz më shpejt…Ne kemi ende KFOR-in këtu që përcjell sigurinë në Kosovë. Besoj që rregulli kryesor për të themeluar një ushtri është të kesh aq shumë njerëz (ushtarë) sa është e nevojshme për të mbajtur sigurinë e vendit”, ka thënë Clark.

Por, sipas Clark, zhvillimi ekonomik është më i rëndësishëm për Kosovën se formimi i ushtrisë.

”Po të isha në Kosovë do angazhohesha më shumë në zhvillim ekonomik, jo në themelim të ushtrisë. Mënyra më e mirë për të dëshmuar se jeni Kosovë demokratike janë mundësitë dhe zhvillimi ekonomik. Jepiuni të rinjve mundësi punësimi”, ka deklaruar Clark.

Lidhur me këtë, profesori i sigurisë, Avni Islami, thotë se zhvillimi ekonomik ka rëndësinë e saj, mirëpo në anën tjetër nuk ka shtet me sovranitet dhe integritet territorial pa ushtri.

Image
Avni Islami

Sipas Islamit, edhe formimi i ushtrisë, edhe zhvillimi ekonomik duhet të shkojnë paralel.

“Me të vërtetë në vend duhet sovranitet dhe integritet territorial tokësorë dhe ajror janë të garantuar me rezolutën 1244, forcat e NATO-s, apo pjesa e saj KFOR-i janë të autorizuar që ta ruajnë integritetin tonë. Unë kisha thënë se me të vërtetë që zhvillimi ekonomik ka rëndësinë e saj, por në  anën tjetër nuk kam parë një shtet me sovranitet dhe integritet territorial të mos e ketë ushtrinë e saj. Pra, paralelisht me zhvillimin ekonomik të vendit e që është tepër e nevojshme, për shkak se papunësia është jashtëzakonisht e madhe dhe forcat prodhuese nuk janë në avantazh me të hyrat në Kosovë, por unë nuk mund të them se zhvillimi ekonomik ka prioritet në raport me ushtrinë apo ushtria të ketë përparësi  në raport me zhvillimin ekonomik, kjo shkon parallel. Duke u zhvilluar, duke pasur zhvillim ekonomik dhe të njëjtën kohë duke ndarë mjetet e nevojshme për formimin e ushtrisë dhe ndarë mjetet e nevojshme për mirësi dhe rezurse njerëzore”, pohon Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat