“Dikush duhet të shkojë në burg lidhur me akuzat për vrasjen e Allaqajt”

Politika

“Dikush duhet të shkojë në burg lidhur me akuzat për vrasjen e Allaqajt”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 16 maj 2018 Në ora: 14:29
Milaim Zela dhe Ramiz Kelmendi

Deputeti i Nismas Social Demokrate, Milaim Zeka i është rikthyer debatit për vrasjen e Behajdin Allaqi.

Së fundi, në një emision televiziv, Zeka ka përsëritur se Ramiz Lladrovci është propozuar kandidat për kryetar të komunës së Drenasit, përmes shantazh ndaj presidentin Hashim Thaçi për vrasjen e Beadin Allaqit.

“Ekzistojnë tri letra me nënshkrimin e Ramiz Lladrovcit të vitit 2003, ku ai e akuzon presidentin Thaçi për një vrasje të rëndë të një njeriu, i cili sot është dëshmor në Kosovë. E akuzon për vrasjen e Behadin Allaqit, po e them me emër”, ka thënë Zeka.

Nga ana tjetër, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook ka thënë se deklaratat e Zekës janë gënjeshtra. Madje, ai ka akuzuar padi ndaj deputetit Zeka.

Në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës nuk i kanë dhënë një përgjigje gazetës “Bota sot”, në pyetjet e dërguar me shkrim kur janë pyetur se a do të fillojnë hetimit lidhur me këto akuza publike.

Por, analisti politik Jeton Kelmendi thotë se në një vend normal organet e drejtësisë do të duhej të merrnin seriozisht këtë çështje.

Image
Analisti politik Jeton Kelmend

“Në një shtet normal deklaratat qoftë edhe më të vogla e lerë më ato shumë të rëndësishme për vrasje të personaliteteve të caktuara, do të duhej ta shqetësonin drejtësinë në vend. Kështu qe ose do të duhej të shkonte në burg ai që akuzon për shpifje ose i akuzuari”, thotë Kelmendi për “Bota sot”.

“Unë nuk e di se çfarë duhet të ketë të vërtetë këtu, por deklaratat publike kanë përgjegjësi, prandaj Prokuroria do të duhej t’i hetonte”.

Sipas Kelmendit, në Kosovë shumë njerëz akuzohen për vrasje, por askush nuk merret në pyetje.

Ai shtoi se drejtësia është e dirigjuar nga mekanizmat e para politikës dhe kjo është arsyeja sipas tij që askush nuk merret me akuzat për vrasjen e Beadin Allaqit.

Gazeta ka dërguar pyetje me shkrim edhe në adresë të presidencës për të marrë një qëndrim nga shefi i shtetit, Hashim Thaçi që përmendet nga deputeti Milaim Zeka, por askush nuk është përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat