Nënkryetari i LDK-së flet për tryezën e radhës - Bota Sot
Nënkryetari i LDK-së flet për tryezën e radhës

Politika

E diel, 27 maj 2018

Nënkryetari i LDK-së flet për tryezën e radhës

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 16 maj 2018 Në ora: 13:00
Lidhja Demokratike e Kosovës

Tryezat politike të cilat po organizohen me të vetmin qëllim për dakordim në mes subjekteve politike për tema të mëdha dhe të rëndësishme për vendin nuk kanë të ndalur.

Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës, ishte Partia Demokratike e Kosovës që organizojë një tryezë të tillë. Ndërsa, së fundi është duke u raportuar se partia e radhës që pritet të organizojë një tryezë do të jetë subjekti i Albin Kurtit.

Lëvizja Vetëvendosje mendohet të jetë partia tjetër që pritet t’i mbledhë partitë politikë në vend.

Se pritet së shpejti të organizohet tryeza e radhës e konfirmon edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu.

Veliu për “Bota sot” ka deklaruar se një subjekt tjetër pritet t’i ftojë në tryezë. Ndërsa, tutje nënkryetari i LDK-së thotë se do të shqyrtojnë edhe mundësi të tjera.

Image
Agim Veliu

“Nuk e di tash ka mbetur për ta na ftuar një subjektet tjetër. Brenda një kohe të arsyeshme, nëse nuk ka ndonjë ftesë, ne do të shohim mundësitë e tjera”, tha shkurtimisht nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu për “Bota sot”.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po vazhdojnë të kontestojë legjitimitetin e Qeverisë aktuale të Kosovës, por edhe me tej ende zyrtarisht nuk kanë ndërmarrë ndonjë nismë drejt ngritjes së ndonjë mocioni të mosbesimit për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test