SHIK-u ende i gjallë, ka kapur shtetin dhe ndau VETEVENDOSJEN!

Politika

SHIK-u ende i gjallë, ka kapur shtetin dhe ndau VETEVENDOSJEN!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 15 maj 2018 Në ora: 21:35
Visar Ymeri dhe Albin Kurti

Ndonëse Kadri Veseli ka deklaruar mbylljen zyrtare të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) më 14 qershor 2008, kjo organizatë vazhdon të jetë ende aktive. Faktikisht SHIK-u është pjellë e PDK-se, si instrument për të ardhur në pushtet. Si për të neutralizuar një fakt të tillë, Kadri Veseli pate deklaruar se  “për krijimin e SHIK-ut,  ishin pajtuar nënshkruesit e marrëveshjes së Rambujesë 1999 ”, duke përfshirë këtu edhe presidentin Rugova. Ne fakt kjo është krejtësisht e pavërtetë, dhe si e tille bie poshtë. SHIK-u pas lufte ka instaluar të diktaturës së pashpallur në Kosovë nga SHIK-u, populli filloi ta humbasë simpatinë për luftëtarët e lirisë. Këta njerëz vendosën lista nëpër Prishtinë për gjoja 6000 ''spiunë'' që do t´i vrisnin në emër të luftës kundër ''spiunëve'' të Serbisë.

Furnizimi i saj përbëhej nga kontrolli i tregtisë ilegale me derivate të naftës dhe me drogë, ekonomia e zezë dhe veprime të tjera e të cilat kane ndikuar që këta njerëz te kenë pushtet dhe famë. SHIK-u ka future rrënjët e saja edhe tek të gjithë sektorët kryesor të shteti, duke përforcuar rolin dhe fuqinë e saj në drejtim të kapjes edhe më shumë të shtetit. Duke ndjerë rrezikun e opozitës, respektivisht forcimit të LDK-së dhe VV-së, SHIK-u u aktivizuar nga krerët e saj brenda PDK-se për të future spiunet e saj aty ku munden. Ndonëse këtë nuk arritën ta bënin tek LDK, patën sukses te VETEVENDOSJE, të cilën arritën ta copëtonin në kulmin e saj. Ishin disa njerëz të afërt të Thaçit, e të cilët jo rastësisht me vonë u kyçen në VV. Këta edhe ndikuan shumë, dhe ishin ata që kjo parti arriti të ndahej, duke ia lehtësuar edhe me gjate qëndrimin në pushtet klanit “ Pronto “, i cili faktikisht është e gjithë struktura e SHIK-ut. Fatkeqësisht SHIK-u nuk është shuar, vazhdon të jetë ende aktivi dhe i fuqishëm.

SHIK-u e ka kapur shtetin, ndërmarrjet kryesor në vend. Pastaj edhe drejtësinë e ka futur nën orbitën e saj, duke e katandisur si mos më keq. Fatkeqësisht Kosova vazhdon të jetë strehë e njerëzve të paprekshëm të ligjit, e të cilët janë ende ata që duhet të bëjnë ligjin dhe drejtësinë në këtë vend. Derisa SHIK-u të jetë në pushtet përmes PDK-së, Kosova asnjëherë s`do të mund të shoh drite me sy, e kjo nuk mund të bëhet derisa krahu i luftës është në pushtet.

Kosova ka nevojë për tu shkëputur nga këta mediokër dhe kriminelë, të cilët në emër të patriotizmit e kanë zhvatur këtë popull deri në palcë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat