Komandant “Smajli” iu nënshtrua serbëve, Thaçi e zbulon kushtin të cilin Haradinaj ia plotësoi Listës Serbe

Politika

Komandant “Smajli” iu nënshtrua serbëve, Thaçi e zbulon kushtin të cilin Haradinaj ia plotësoi Listës Serbe

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 15 maj 2018 Në ora: 18:11
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Pas arrestimit të zyrtarit serb në Kosovë, Marko Gjuriq, partneri në koalicion i Ramush Haradinajt, Lista Serbe, kishte kërkuar shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

“1. Nëse Prishtina nuk është e gatshme që për 3 javë të punojë në Asociacion, atëherë komunat vetë do të fillojnë krijimin e saj siç është paraparë me marrëveshje në Bruksel. Është e qartë se në këtë të punohet qartë pa pasur parasysh vendimet e gjykatës. Andaj nëse sillet Prishtina kështu, do ta konsiderojmë sikurse jo gatishmëri për formimin e Asociacionit. 2. Terrorin e së hënës kërkojmë që të dënohet e përgjegjësit, ministri i Brendshëm Flamur Sefaj, dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, të japin dorëheqje. 3. Thirrje KFOR-it e EULEX-it të punojnë në sigurinë e serbëve sepse e kanë për obligim me mandat. Për çdo prishje të paqes do të konsiderohen përgjegjës”, thuhej në komunikatën e Listës Serbe, e lëshuar me 28 mars 2018.

Dhe nuk kishte kaluar kohë e gjatë dhe kryeministri, Ramush Haradinaj ia kishte plotësuar këtë kërkesë të partnerit të tij në koalicion, me votat e të cilëve edhe arriti që të bëhej kryeministër.

Saktësisht, dy ditë pas kërkesës së Listës Serbe, pra me 30 mars, Haradinaj vendosi për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj,

Por, si shkak të shkarkimit të Sefajt, Haradinaj e kishte marrë arrestimin dhe dëportimin e 6 shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

“Dua edhe një herë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet”, thuhej në arsyetimin e Haradinajt.

Por, nuk kanë kaluar as edhe dy muaj dhe ka qenë presidenti Thaçi ai i cili ka zbuluar se Haradinaj edhe njëherë iu nënshtrua serbëve, ai plotësoi kushtin që Lista Serbe i kishte vendosur Haradinajt në mënyrë që mos ta rrëzojnë nga pushteti, e që ishte shkarkimi i Flamur Sefajt.

Thaçi, gjatë një interviste dhënë mbrëmë në një televizion, ka thënë se Sefaj ishte shkarkuar më shumë për kërkesën e Listës Serbë, se sa për rastin e arrestimit dhe dëportimit të shtetasve turq nga Kosova.

Sipas Thaçit, Ministrit Sefaj, dhe drejtori i shkarkuar i AKI-së, Driton Gashi, që të dy kanë kryer një punë të mirë.

“Në asnjë moment në asnjë fjali, në asnjë rrethanë. Nuk ma ka hapur askush këtë çështje. Unë besoj se ministri është larguar për shkak të reagimit ndaj Gjuriqit se sa për rastin tjetër. Për mua ka qenë ministër i mirë dhe i përgjegjshëm. Edhe shefi i AKI-së ka kryer një punë shumë të mirë, por rrethanat politike kërkuan që të ndodhë ajo që ndodhi”, tha Thaçi.

Ndërsa Qeveria ka zgjedhur heshtjen përballë deklaratave të Thaçit, i cili jo rrallë herë ka sfiduar Qeverinë.

Kujtojmë, se dhe gazeta “Bota sot”, kishte shkruar se më shkarkimin e Sefajt, Ramush Haradinaj i kishte plotësuar Kushtin Listës Serbe.

Kujtojmë se gjatë luftës së fundit në Kosovë, Ramush Haradinaj ishte njohur me nofkën Komandant “Smajli”, dhe para së të zgjidhej kryeministër kishte premtuar se do ta zvogëlojë ndikimin e Serbisë në Kosovë, por që ka ndodhur e kundërta.

Haradinaj u zgjodh kryeministër vetëm me votat e Listës Serbe, të cilën e kishte pritur më shumë se tri orë që të kthehej nga Serbia, në mënyrë që të merrte votat e mjaftueshme që të zgjidhej në postin e kryeministrit.

Mbetet të shihet në të ardhmen se cilat do të jenë lëshimet që Kryeministri i Kosovës do të bëjë ndaj Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat